Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” në Top News ka treguar se brenda 6 muajve do nisë një diskutim për humbjen e mandatit të Berishës si deputet.

Anila Hoxha: Gjatë seancës me dyer të mbyllura SPAK përdori si kartë kundërshtimi të avokatëve mbrojtës tre pretendime duke këmbëngulur dhe insistuar se Berisha por edhe Jamarbër Malltezi i kanë shkelur urdhërimet dhe vendimin e Gjykatës të Shkallës së Parë, pra masën e sigurisë. Si argumente sollën këqyrjet mediatike mbi raportimet e disa mediave, ku ishte këqyrur edhe raportimet në Top Channel përsa i takon nga njëra anë intervistimit dhe vizitën në banesë e ish-kryeministrit Berisha e një grupi gazetarësh të Rai3 të cilët intervistuan ish-kryeministrin Berisha. Si shkelje ishte edhe vizita në datën 14 maj të 2024 në shtëpinë e Berishës e ish-eurdeputeti gjerman, ku u shfaq në të njëjtën dritare ku Berisha tregon dhe jep deklaratat e tij politike. Edhe kjo u shpall si një shkelje. SPAK e konsideron ish-kryeministrin Berisha me statusin e të paraburgosurit dhe për rrjedhim thotë SPAK, ai ka të njëjtat të drejta dhe kufizime si një i paraburgosur që mbahet në qeli. Si shkelje të tretë SPAK evidentoi futen e pajisjeve teknike nëpërmjet të cilave realizohen deklaratat politike.

Xhoi Malësia: Po mandati do jetë një debat ligjor më vete?

Anila Hoxha: Do të hapet një diskutim, pavarësisht se disa juristë konsiderojnë dhe mendojnë që mungesa e Berishës në parlament nuk është për shkaqe që varen nga vullneti i tij apo nga dëshira e tij për mos u paraqitur në seancat parlamentare. Një grup tjetër juristësh konsiderojnë se brenda 6 muajve do të shtrohet diskutimi humbjes së mandatit të deputetit Berisha i cili duhet thënë që gjatë kësaj kohe përpos kërkesave të vazhdueshme, ku ka kërkuar heqjen dhe revokim të masës së sigurisë. Ka insistuar fort edhe me apelimin me rekurs në kërkesën tjetër të tij ku thotë  SPAK duhet të marrë masa që të më shoqërojë për të ushtruar të drejtën time politike për t’u drejtuar parlamentit dhe të shoqërohem në seancat parlamentare, një kërkesë e cila u refuzua nga prokurorët.

Top Channel