24-vjeçari u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, zbardhet dinamika e ngjarjes: Pas një konflikti, kushëriri…

22/05/2024 08:50

Një 24-vjeçar u paraqit mbrëmjen e djeshme në spital, me një plagë në këmbë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Eduart Buçeza është qëlluar nga kushëriri i tij Ilir Buçeza, 33 vjeç, sipas njoftimit të uniformave blu.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Shënavlash të Durrësit, policia kreu një kontroll në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, për të zbuluar provat.

Dyshohet se autori e ka plagosur djalin e xhaxhait të tij pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu Eduart Buçeza ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel