Liderët e supozuar të një komploti të së djathtës ekstreme për të përmbysur qeverinë në Gjermani, dolën sot para një gjykate të posaçme që akomodonte të gjithë të akuzuarit, në periferi të Frankfurt.
Mes nëntë të akuzuarve ishin princi’ dhe disa ish-ushtarakë, ndërsa rreth 200 dëshmitarë pritet të japin dëshminë e tyre në sallë.
Mes të akuzuarve ka njerëz me profil të lartë si Heinrich XIII Princ Reuss, grupi i të cilit kërkonte të vendoste një lider të ri në Gjermani, gjykatësen Birgit Malsack-Winkemann, ose ish-ushtarakë gjermanë.
Gjyqet e nisura prej muajit të kaluar fokusohen në krahun e armatosur të grupit, që sipas prokurorëve besohet se do të zbatonte planet e hartuara nga liderët, shkruan TheIndependent.
Prokurorët thanë me herët se grupi i bashkuar nën flamurin e Reichsbürger, i cili refuzon shtetin aktual gjerman në favor të Rajhut Gjerman, kërkonte të përmbyste qeverinë për të formuar një shtet të ri me Heinrich si monark.
Ata kishin mbajtur stërvitje me armë dhe po punonin për rekrutimin e anëtarëve të rinj.
Prokurorët federalë thanë se Heinrich – biznesmen i pronave të patundshme – kishte kontaktuar me zyrtarë rusë për të negocjuar një rend të ri në vend pas përmbysjes së qeverisë gjermane. Mes e tjerash grupi kundërshtonte kufizimet e qeverise dhe politikat e vaksinimit te detyruar te Covid19.
Ambasada ruse në Berlin mohonte se kishte kontaktuar ndonjëherë me grupin.
“Ambasada ruse tërheq vëmendjen se zyrat e saj konsullore nuk mbajnë kontakte me grupe apo entitete ilegale”, thuhej në një deklaratë të ambasadës së Moskës.
E përditshmja vendase Bild tha se grupi kishte përgatitur ata te cilët do të mbushnin vendet qeveritare pas përmbysjes së qeverisë, madje do të kishte dhe “krahun e tij ushtarak”.
Autoritetet u vunë në ndjekje të grupit pas interceptimeve të komunikimeve online prej verës së vitit qe shkoi.
Të dyshuarit u arrestuan në landet gjermane të Baden-Wuerttemberg, Bavari, Berlin, Hesse, Saxony e Ulët, Saxony, Thuringia si dhe në Austri dhe Itali.
Der Spiegel tha se vendndodhjet përfshinin kazerma të ushtrisë dhe të forcave speciale në qytetin jugperëndior Cale.
Prokurorët thanë se një person u arrestua gjithashtu në qytetin austriak të Kitzbuehel dhe një tjetër në qytetin italian të Perugia.
Ata mbanin lidhje me lëvizje të ngjashme në Britani e Francë që e konsiderojnë veten “njerëz të lirë” dhe të pakontrolluar nga “shteti modern” apo ligjet e tij, dhe të drejtat e tyre i njohin nga ‘Magna Carta’.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel