“Më linin me traumën që do vinin arinjtë”, Albatrosi në fshat: Babi më detyroi të jetoja historinë e “Beni ecën vetë”, isha çoban dhensh…

20/05/2024 10:37

Albatros Rexhaj i ftuar në rubrikën “Galeri” ka treguar një tjetër histori nga fëmijëria e tij, ku babai i vet e ka vërë të jetojë në supet e veta historinë e “Beni ecën vetë”.

Sipas Albatrosit, i ati e çonte në fshat çdo verë dhe përjetonte mjaft aventura, si nga talljet e fëmijëve të fshatit deri tek roli i çobanit të dhenve.

Albatros Rexhaj: Babi im ka pasur një ide që romanin “Beni ecën vetë” duhet që çdo çun ta lexojë dhe ta jetojë. Sa vinte korriku mua më çonte në fshat dhe më thoshte që do vij të të marr në shtator. Është identike me historinë “Beni ecën vetë”. Kur ata talleshin me mua se unë isha çuni i qytetit, më linin në mes të malit, më thoshin e sheh këtë dhinë? Duhet t’ja pish qumështin direkt. Unë i besoja të gjitha dhe pastaj çdo gjë që e ke parë tek filmi “Beni ecën vetë” e kam përjetuar vetë me talljet e tyre. Ishte kënaqësia e këtyre kushërinjve të mi që të talleshin me një çun qyteti.

Ky është fshati Kabash dhe trastat që kanë këta fëmijë të tjerë e kanë pasur me bukë. Të gjithë këtu kemi qenë çobanë. Në mëngjes bashkohej e gjithë baktija e fshatit si nëpër filma, dele, lopë dhi, unë isha çoban dhish sepse më dukej më interesante se çdo gjë, dhe gjithë kodrës, maleve përpjetë dhe ktheheshim në mbrëmje. Këta janë të gjithë kushërinjtë e mi në foto. Më linin në mes të malit dhe më thoshin kujdes se kalon arusha. Unë jetoja me traumën që mund të vinin arinjtë dhe më linin vetëm me orë të tëra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA