Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e avionëve në historinë e vendit.
Kompania saudite e fluturimeve do të marrë 54 avionë tip A321, kurse nën-dega e saj ‘Flyadeal’ do të marrë 12 avionë tip A320neo dhe 39 të tjerë tip A321neo, thuhej në deklaratë.
“Kjo marrëveshje madhore përfshin 105 avionë të konfirmuar dhe është një moment i rëndësishëm për industrinë saudite të aviacionit”.
Zhvillimi vjen teksa autoritetet saudite kanë njoftuar ndërtimin e një aeroporti të ri në kryeqytetin Riad, ku pritet të qarkullojnë 100 milionë pasagjerë në vit.
Përfaqësuesi qeveritar Saleh Eid, tha për rrjetin AFP se dërgesat e avionëve të rinj do të nisin në 2026 e do të vazhdojnë deri në 2032. Ai nuk pranoi të thoshte shumën që do të paguhet për avionët.
Kompania kryesore ajrore e vendit ‘Saudia’ me bazë në Jeddah, daton prej vitit 1945 kur mori avionin e saj të parë , si një dhuratë nga presidenti amerikan Franklin Roosevelt.
Vitin e kaluar Saudia njoftoi gjithashtu marrëveshjen e blerjes së 39 avionëve Dreamliner nga grupi amerikan Boeing, me opsion për dhe 10 avionë të tjerë.
Linja më e madhe ajrore e Lindjes së Mesme është ‘Emirates’ në Emiratet e Bashkuara fqinje, që ka numrin më të madh të pasagjerëve./AFP/
Top Channel