DETAJE/ Shpërthim me tritol në Fushë Krujë, i vendoset lëndë plasëse banesës, dëmtohet porta e jashtme

18/05/2024 22:45
Foto Ilustruese

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në Fushë Krujë këtë të shtunë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat shpërthimi ka ndodhur në një banesë dhe ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale është dëmtuar porta e jashtme”, sipas policisë.

Nuk dihet ende shkaku dhe autori i vendosjes së tritolit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel