“Mamaja më thoshte vdis te burri”, Rita Lati flet për dhunën nga ish-bashkëshorti: Kisha trupin e nxirë, në estradë më pyesnin…

18/05/2024 07:37

Rita Lati ka rrëfyer peripecitë e jetës, sesi iu desh të rriste e vetme Rozën dhe dhunën që ka përjetuar në familje.

E ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, artistja e humorit tregoi se sa herë është dhunuar dhe nuk ka pasur mbështetjen as të familjes, por i është dashur të fshejë të nxirat në trup.

“Nuk e bëj kurrë Rozën fajtore për asgjë, e kam lë vetëm për shkak të punës. Roza bën dhe gabime por ato gabime janë të Ritës. Roza duhet të mendojë që jetën e saj ta shikojë me sy tjetër. Është rritur me kufizimin e familjes. I kam thënë Rozës do rritesh një ditë dhe do flasësh ti për mami, por jo të gjitha në Big Brother (qesh).

Unë doja të ikja, por mamaja ime thoshte vdis te burri. Publikun e kisha, Rozën e kisha, gjithë njerëzit më donin. Me të kuqe, jo sikur kisha ngrënë dru, por sikur isha mbuluar me puthje. Zhvishesha shumë herë në banjë kur isha në estradë se isha e nxirë. E kemi mbuluar, i kemi kaluar të tëra. Sa dilja në publik harroja çdo gjë”-u shpreh Rita Lati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA