Afrona e pyet për tradhtinë, Blero shokohet kur dëgjon zërin e saj: Është e rëndë… jam totalisht i thyer!

18/05/2024 19:54

I ftuar në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, ka qenë këngëtari i njohur Blero.

Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur dhe nuk ka dashur të zbulojë shumë gjëra nga jeta e tij private, kur dëgjoi zërin e ish-bashkëshortes së tij Afrona, u befasua. Prej disa kohësh ata janë ndarë dhe gjithsecili po jeton jetën e vetë. Një nga pyetjet që Afrona i ka bërë Bleros është “njerëzit që qeshin shumë, a mendon se kanë një lloj mllefi përbrenda dhe nuk janë ashtu siç hiqen në publik”?

Blero: Më ke djersitur. Unë mendoj që po, disa njerëz vajin e kanë me buzëqeshje kështu që…

Erjona Rusi: Ti si e ke?

Blerio: Ka raste që vaji im është me buzëqeshje.

Erjona Rusi: Ishte sot ky rasti?

Blero: Ka mundësi.

Erjona Rusi: Ti thellë ke qarë në disa momente?

Blero: Absolutisht.

Erjona Rusi: Çfarë të mundon zemrën?

Blero: Unë jam tip që jap shumë prej vetes sime, unë kur jap shumë jap gjithçka, dhe kur dikush nuk e bën të njëjtën gjë, unë lëndohem shumë. Lëndohem aq shumë saqë jam totalisht i thyer.

Afrona: A është një gjë që pyet veten, nga vijnë këto ndarjet, a dorëzohen shumë shpejt çiftet në kohën e sotme, ndodhin shumë tradhti. Si e sheh sot ti një lidhje.

Blero: Unë po jetoj një jetë më ndryshe sesa vitet më herët dhe sot viteve të fundit, ndarjet janë më të shpeshta sepse njerëzit nuk janë shumë të dedikuar në një lidhje sepse në një lidhje nuk duhet të jesh 50 me 50, në lidhje duhet të jesh 100% me 100%. Rrjetet sociale, lakmia, jeta false që bëjnë, gjenerata e sotme funksionin ndryshe dhe ndodhin tradhtitë.

Erjona Rusi: Ty të kanë tradhtuar ndonjëherë?

Blero: Po.

Erjona Rusi: Po ti vetë?

Blero: Po.

Erjona Rusi: Kur është më keq?

Blero: Kur të tradhtojnë. Por realisht është edhe më keq kur vetë tradhton. Është ndërgjegjia. Ajo është e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA