23/12 21:18
Como siguroi ngjitjen në Serie A pas plot 21-vitesh. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas u rendit e dyta në Serie B, duke garantuar kështu pjesëmarrjen në elitën e futbollit italian vitin e ardhshëm.
Një nga premtimet e ish-lojtarit spanjoll për futbollistët e tij ishte që nëse ata ngjiteshin në Serie A, atëherë do të përfitonin pushime në Ibiza.
Dhe, premtimi është mbajtur. Lojtarët e Comos janë nisur të gjithë për pushime në Ibizan e famshme me gjithçka që është prenotuar dhe paguar nga Fabregas. Mbetet për t’u parë tashmë premtimi i radhës për Fabregas, këtë herë në rast të ndonjë arritje specifike në Serie A sezonin e ardhshëm.
Top Channel