Samiti i Kotorit/ Rama s’kursen batutat: Zhgënjim që Mali i Zi na ofroi sot shi gjerman në vend të diellit legjendar

16/05/2024 10:09

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Rama: Më lejoni të shpreh zhgënjimin tim të thellë që Mali i Zi na ofroi shi gjerman në vend të diellit të vet legjendar, nuk e di çfarë ndodhi, si një lojë e padrejtë e Malit të Zi karshi të gjithë neve jam i sigurt që gjermanët do të ofendohen por nuk dua të jetë ashtu, në Kotorin legjendar është një kënaqësi e madhe.

Dëshiroj të filloj duke shprehur veç zhgënjimeve, entuziazmin për atë çfarë po ndodh dhe të falënderoj komisionerin, që na kanë ofruar një platformë prej dy dialogjeve miqësore, një proces të cilin e kemi dëgjuar por gjithashtu komisioni siç ka dëgjuar zakonisht dhe është tani një shembull i mirë i asaj që palët flasin dhe dëgjojnë njëra tjetrën, progresi që kemi nisur së bashku 5 muajt e kaluar që nga takimi ynë në Shkup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA