Samiti i Ballkanit Perëndimor/ “Viti i ardhshëm do të jetë një realitet tjetër”, Varhelyi: Mund të bëheni pjesë e tregut të përbashkët europian nëse jeni gati

16/05/2024 11:09

Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi para fillimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, ka deklaruar se ky takim është vazhdimi i atij që kanë pasur në Tiranë, ku është diskutuar mundësia e planit të rritjes.

Liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sensi i urgjencës për shkak të ndryshimeve gjeopolitik është i madh dhe kjo është një arsye pse jemi mbledhur. Për ta afruar më shumë BP në nivelin e përputhjes së politikave të tij me ato të BE-së për këtë arsye jam i lumtur të dëgjoj se Ballkani për herë të parë është optimist.

Natyrisht ka tonet e veta, por nëntonet janë pozitive dhe besoj është e qartë se oferta e BE-së duhet të na çojë drejt një cikli të ri institucional, ndal Komisioni i ardhëm Europian duhet të jetë për zgjerimin që zgjerimi të ndodhë, që kjo që kemi bërë këto vite të zgjasë dhe BP të bëhet pjesë e unionit.

Ajo që shihni është një pakte mjetesh që çon drejt zgjerimit. Me të gjitha mjetet që kemi angazhuar, në 2027 BP do të ketë të njëjtin trajtim si vendet anëtare të BE-së. Kjo do të thotë se do të ketë 90% pikë në kohezionin e vendeve tona, ndaj nuk do të ketë justifikime që BP të mos jetë gati në 2027 për t’u bashkuar me BE. Që kjo të ndodhë duhet të punojmë shumë në terren sepse ky është projekti të cilin shpjegova. Nuk funksionin nëse nuk impelemtohet në terren.

Ajo që propozova në planin e rritjen nuk është vetëm për afrimin me BE, por dhe për rritjen në vetvete. Duam që BE t’ju përdorë shanset që anëtarësia juaj e përbashkët do të ofrojë përpara se t’i bashkoheni unionit.

Kjo nuk është vetëm një ide politike, por dhe realitet ekonomik. Kjo çdo të thotë se mund të bëheni pjesë  e tregu të përbashkët europian nëse jeni gati. Disa prej jush i kanë bërë aplikimet, shpresoj të gjithë ju t’i përmbyllni. Dhe fakti që Ballkani si një i tërë të jetë pjesë e tregut të përbashkët. Viti i ardhëm do të jetë një realitet tjetër. Ne do të reduktojmë kohën e pritjes për çdo kamion që kalon pikat doganore dhe do të ulim kostot e këtyre mjeteve.

Do të bëjmë progres në agjendën digjitale dhe natyrisht ka dhe sektorë të tjerë të cilët duhet të trajtohen nga ky plan i rritje dhe Vucic e përmendi. Mjetet tona nuk do të ofrojnë vetëm akses në tregun e përbashkët të BE, por do të thotë se p.sh. në Kotor ku prodhohen pjesë këmbimi për makina, ato do të hynë në tregun e përbashkët. Kjo do të thotë se sektorë të rinj të industrisë do t’ju shohin me interes për investime potenciale dhe kjo do të thotë vende të reja pune”, tha komisioneri për zgjerim.

Samiti po mbahet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”. Në takimin e liderëve rajonalë po marrin pjesë edhe komisionari Varhelyi, dhe ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, O’Brien.

Plani i Rritjes përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në – dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA