“Urgjentisht të mbyllen dyert”, përplasje mes Gogut dhe Salianjit në komisionin hetimor të TIMS: Unë jap dorëheqjen nëse…

15/05/2024 17:39

Me debate ka vijuar edhe mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar Hetimor për TIMS, mes nënkryetarit Toni Gogut dhe kryetarit Ervin Salianji.

Gogu: Kërkojnë hetim më dyer të mbyllura si i takon një komisioni hetimor, të mbylli gojën të hapë sytë dhe veshët që të flasë me vendimin përfundimtar. Suksesi është raporti përfundimtar, jo sa herë del ky zotëria në tv. Jam i indinjuar që po shkelet ligji në sytë tanë. I bëtë kërkesat e paligjshme që herën e kaluar. Si do lexoni serverin kur nuk lexoni ligjin. Urgjentisht të mbyllen dyert dhe të fitojë hetimi. Dëshmohet qartë që ky zotëria nuk do hetim. Shkelet ligji me të dyja këmbët para shqiptarëve.

Salianji: Përpjetë hidhuni, këtu ku jeni zhytur. Unë jam dorëheqjen nëse kam gënjyer. Anëtarët e mazhorancës do të kërkojnë me dyer të mbyllura. Sa më shumë të flisni me ton dhe të papërshtatshëm, aq të mëdha i keni hallet. PS ja ku e keni, e ka shpërndarë njoftimin për shtyp 15 min përpara sesa kjo mbledhje të ndodhte. I nderuar, gjatë gjithë fjalës sime bëra leximin e ligjit dhe asnjë interpretim. Rendi i ditës ka thërritur si dëshmitar ministrin e Brendshëm Balla. Të vijë ta diskutojmë siç e thatë dhe ju më përfaqësuesin tuaj të pyesim ekspertët. Gjeneral aman mos fol se trembemi nga taktikat luftarake, njëri me armë tjetri me citate është pak e vështirë. Ju lutem sipas rendit të ditës të këtij komisioni hetimor, ju lutem njoftoni dëshmitarin e parë këtij komisioni. Këtë mbledhje nuk e merrni dot peng.  

Top Channel