“Ma jep mua automatikun! Jam unë! Më beso”, TCH siguron videon, djali i vogël tenton të qetësojë Aleks Markun që gjuan me armë: O babi të lutem…

15/05/2024 22:45

Top Channel ka siguruar videon nga momenti kur djali i Aleks Markut, vetëm 11 vjeç, tenton që ta qetësojë dhe t’i marrë armën.

“O babi të lutem, ma jep mua automatikun, më beso, jam unë. Më thuaj po apo jo”, dëgjohet vogëlushi duke biseduar të artin, teksa ndodhej në ballkonin e banesës.

Kjo tentativë është bërë në orët e para të mëngjesit, kur 40-vjeçari nisi të qëllojë me armë brenda dhe jashtë banesës që kishte marrë me qira në Durrës. Më pas kanë mbërritur forcat RENEA që kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Gazetarja Vali Qyrfyçi bën me dije se në gjendje të dehur dhe nën efektin e narkotikëve, Aleks Marku dyshohet se ka parë veten në pasqyrën e dhomës së gjumit dhe është trembur. Atij i është dukur se po e sulmojnë brenda në shtëpi dhe ka nisur të qëllojë me armë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA