Dëshmitë për sistemin “TIMS”, pas debateve mbledhja e komisionit hetimor vijon me dyer të mbyllura

15/05/2024 19:33

Mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit “TIMS” ka vazhduar me dyer të mbyllura pas miratimit të propozimit të bërë nga deputeti socialist Nasip Naço.

Më herët, para nisjes së mbledhjes së komisionit ku pritet të dëshmojë edhe Taulant Balla, ministri i Brendshëm kërkoi që të kishte diskutime me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji tha se një kërkesë e tillë ishte bërë vetëm pak minuta para nisjes së mbledhjes. Ndërsa debatet vijuan me përplasje mes palëve deri në miratimin e propozimit për mbledhje me dyer të mbyllura.

Top Channel