“Punonjësi i mërzitur se nuk paguhet mirë, të merr në qafë”, Rama në Lezhë takohet me sipërmarrësin e kthyer nga emigracioni, merr dhuratën e veçantë

14/05/2024 20:55
Kryeministri Edi Rama dhe pronari i fabrikës në Lezhë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme fabrikën e prodhimit të strukturave metalike në Lezhë ku Deshir Gjeta, i kthyer nga emigracioni ka investuar për të punësuar deri në 45 persona.

Gjatë vizitës, Rama bisedoi me disa prej punonjësve për t’u interesuar mbi pagat e tyre, ndërsa i sugjeroi pronarit që të investojë për paguar sa më mirë punonjësit në mënyrë që këta të fundit të jenë të kënaqur.

“Mos harro mund të blesh makinën më të bukur por po e pate shoferin të mërzitur, të merr në qafë. Kështu që mbaje shoferin mirë që të ecë puna mirë”- u shpreh kryeministri ndër të tjera.

Rama pranoi edhe një dhuratë nga ana e punonjësve të cilët kishin krijuar një strukturë të vogël metali në formën e shqiponjës dykrenare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA