Debat për dëshmitarët te ‘TIMS-i”/ Gogu: Të marrim vendime për secilin dëshmitar! Salianji: Të vijë Kryeministri, për Muçën të dërgojmë kërkesën në Prokurori

13/05/2024 13:52

Debatet vijojnë mes anëatarëve të Komisionit Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të TIMS për sa i përket dëshmitarëve që duhen thirrur.

Gogu: Unë e çmoj shumë përpjekjen tonë për të bërë një hetim tërësor, por çdo minutë që e shpenzojmë duke folur ne e marrim nga koha që u duhej lënë dëshmitarëve. Propozoj të fillojmë votimin me kalendarin, por të marrim vendime për secilin dëshmitar. Në këtë mënyrë akomodojmë më pas dhe kërkesat e tjera të anëtarëve të komisionit. Pra, të mos i miratojmë në bllok kërkesat sepse kemi dhe persona që duhet leje nga prokuroria për ta thirrur siç është rasti Muça. Votojmë kalendarin në parim dhe pastaj kërkesat për secilib dëshmitar

Salianji: Kryeministri ka mbajtur qëndrim duke thënë kam informacion që nuk ka pasur ndërhyrje. Më pas, ka dalë që ndërhyrje ka pasur dhe së dyti, sot është një person në arrest shtëpie.

Propozoj që në të njjtën datë që është propozuar Ervn Muca, të mos e dërgojmë shkresën te zotëria, por te prokurua, që të japë autorizimin. Ne do të ndihmojmë besoj edhe punën e organve ligjzbatuese.

Propozoj që ta hedhim secilin prej dëshmitarëve, por për Muçën, t’i dërgojmë shkresë Prokurorisë. Ligji parashikon që kur dëshmitari nuk paraqitet, i kërkohet nga ana e policisë të vijë më forcë.

Për t’i kërkuar Prokurorisë për persona që nuk janë në hetim, nuk kanë as pprecedent, më duket e panevojshme.  Duhet të jetë edhe kryeministri, edhe ministri i Brendshëm.

Gështenja: Në listën e dëshmitarëve të përfshiohen edhe persona të tjerë, përfshirë drejtues të lartë të AKSH. Edhe ekspertët duan këtë gjë. Jam për ta miratuar kalendarin dhe për të vazhduar pa humbur kohë me diskutime të tjera.

Naço: Kur fola për procedurë, kam parasysh shkresat që kanë ardhur nga Prokuroria. Për të gjithë këta emra, përfshirë Muça, i kërkojmë Prokurorisë autorizim që të na vijnë në ditët që vijnë. Kam parasysh Kodin e Procedurës Penale, është e parashikuar se për çfarë do pyetet. Deri në 5 keni parashikuar 2 dëshmitarë, nëse shoni shoë politik, ia keni arritur qëllimit të dështoni me sukses. Nëse doni paanëse, t’i thërrisni sipas procedurës.

Top Channel