“Babai i Novruz Cenaliajt ka vrarë një person në Has për…”, Artan Hoxha jep detaje: E mësoi vdekjen e të birit në sallë operative

13/05/2024 17:40

Artan Hoxha, i ftuar në “Top Talk”, dha disa detaje të reja për ngjarjen e sotme që tronditi vendin, ku mbeti i vdekur efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

28-vjeçari u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit, nga 23-vjeçari Azgan Mernic,  dyshohet për një konflikt të çastit.

Gazetari tregon se babai i tij është polic dhe e ka marrë lajmin për vdekjen e Novruzit në sallë operative. Ai gjithashtu tregon se vite më parë, kur punonte në Komisariatin e Hasit, ai ka vrarë një person tjetër për vetëmbrojtje.

“Në sallë operative ka qenë babai i vet, është polic. Informacioni paraprak është dhënë në sallë operative, imagjinoni çfarë kaosi është krijuar. Babai i vetë ka qenë polic i Komisariatit të Hasit dhe për vetëmbrojtje ka vrarë një person në Has. Vazhdonte të ishte në radarët e policisë. Për t’i ikur asaj hasmërie ka zbritur në atë fshat. Pista e parë shkova te kjo, por Mernica janë të dëgjuar në Fier dhe mosha e tij është i ri”, tregon Hoxha.

Top Channel