Më shumë se 150 të vrarë nga përmbytjet e papritura në Afganistan, thotë qeveria (foto-video)

11/05/2024 17:38

Qeveria e Afganistanit dhe agjencia vendase e OKB thanë sot se më shumë se 150 njerëz janë vrarë vetëm në provincën veriore të goditur më rëndë, Baghlan.

Ministria e brendshme tha se përmbytjet u shkaktuan reshje masive në veri të Afganistanit.

Sot zëdhënësi i ministrisë Abdul Mateen Qani tha se dëme të mëdha ishin shkaktuar në banesa si dhe 138 njerëz që ishin plagosur në tre provinca, sipas agjencisë Reuters.

Agjencia e OKB, Programi Botëror i Ushqimit tha se numri viktimave mund të arrijë në 300 në Baghlan, ku kishte nisur shpërndarja e pakove me biskota mbijetese për të dëmtuarit.

Javët e fundit disa përmbytje vrasëse kanë goditur Afganistanin pas reshjeve rekord.


Zedhënësi i qeverisë talibane Zabihullah Mujahid, tha sot në një postim se “qindra njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërrimtare, dhe shumë të tjerë janë plagosur.”

Organizata Botërore e Emigracionit tha sot për rrjetin AFP se më shumë se 200 njerëz janë vrarë nga përmbytjet në Baghlan ndërsa qindra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar.

Banorët ishin të papërgatitur nga vërshimet e fuqishme të reshjeve të ditëve të fundit, shtoi ai, duke thënë se grupet e shpëtimit, ushtria e policia po kërkojnë për të mbijetuar ose trupa viktimash  në baltë ose në rrënoja.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA