“Ty si drejtor bashkie që ke qenë, të djeg shumë”, Gogu i përgjigjet Nokës: Do mbetesh nxënës mediokër, dole këtu lexove fjalimin e Berishës, të mungon shumë…

09/05/2024 13:06

Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetëve Flamur Noka dhe Toni Gogu në seancën e sotme të Kuvendit gjatë diskutimit për marrëveshjen me KFË për Transportin e gjelbër të Tiranës.

Noka akuzoi qeverinë për një tjetër skemë mashtrimi dhe abuzimi me taksat e qytetarëve jo vetëm shqiptarë por edhe evropianë ndërsa përmendi edhe Toni Gogun gjatë fjalës së tij.

“O Shals, harabeli që vjedh me lezet ti, harabeli i Arjolës mund të përfitojë siç përfitoi nga inceneratori. Duhet t’u themi qytetarëve se Veliaj ose lali vjedhësi jo vetëm është zhytyr vetë te afera e incneratorit por ka zhytur edhe zonjën e tij.

Ti (Toni Gogu) si drejtor bashkie që ke qenë, e di se të djeg shumë, por kjo është. Ne u themi partnerëve bëni kujdes kur u jepni para këtyre hajdutëve se këta jo vetëm vjedhin këtu por vjedhin edhe taksat e qytetarëve europianë”- tha Noka.

Nga ana tjetër, Gogu iu përgjigj duke thënë se Noka lexoi fjalimin e përgatitur nga Berisha dhe i kërkoi të kthente përgjigjie ndaj akuzave që Gazment Bardhi ka bërë drejt tij kohë më parë.

“Sot po të drejtohem I nderuar zoti Noka por gjithmonë ke për të ngelur nxënës mediokër, Mediokër është mesatar. Erdhe këtu na lexove fjalimin e kolegut Berisha. E di se të mungon por nuk na e sjell dot këtu. Çfarë ju mund të sillni është bashkëpunimi për të forcuar organet në drejtësi. Ty të duhet të japësh përgjigjie për disa pyetje që të ka bërë kryetari i grupit, mos u merr me Erionin se ka puënt e veta”- tha Gogu.

Top Channel