Interpelanca për zyrtarët që përfituan nga Amnistia Penale, Manja: Vetëm 8 prej tyre ishin nënpunës publikë, asnjëri simbol i korrupsionit

09/05/2024 10:41
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë përgjigjies së tij në kuadër të interpelancës së kërkuar nga Enkelejd Alibeaj mbi lajmin se edhe të dënuar nga GJKKO kanë përfituar nga Amnistia Penale, dha emrat e 8 nënpunësve publikë të cilët kanë përfituar.

Manja e cilësoi amnistinë si tepër të butë për numrin e të dënuarve të liruar menjëherë nga amnistia ndërsa të tjerë u liruan për shkak të uljes së dënimit që u kishte mbetur.

“Ata që kanë përfituar nga amnistia me ulje dënimi dhe janë dënuar nga GJKKO për vepra penale korruptive, janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës në shërbim publik, janë vetëm 8 dhe asnjëri prej tyre nuk është simbol i korrupsionit.

Janë bërë diskutimet edhe në komisionin e ligjeve dhe më pas 116 kolegë dhanë votën pro kësaj amnistie. Nëse doni mendimin tim, po, kjo amnisti në raport me nevojat dhe garantimin e standarteve evropiane të burgjeve, kjo amnisti është e butë. Por duhet të ishte më e gjerë sesa ishte. Sepse sot që flasim edhe pse është amnistuar 4918 të paraburgosur dhe të dënuar”-tha Manja.

“Për efekt të amnistisë janë liruar 146 të dënuar, është amnistia më e butë që ka kaluar në këtë parlament. Për efekt të nenit pesë ulja e dënimit janë liruar 721 të dënuar”- tha ministri.

Emrat e nënpunësve publikë që kanë përfituar nga amnistia:

Edmond.Z, I janë falur 13 ditë, ka qenë i dënuar 1 vit e 4 muaj
Mariglen M, I dënuar me 2 vjet për shkelje të barazisë në tendera, i janë falur 5 muaj e 25 ditë
Marvin M, i dënuar me 2 vjet, i janë falur nga kjo amnisti 9 muaj e 7 ditë
Admir B, i dënuar me 4 vite, amnistia i ka falur 3 muaj e 25 ditë
Eduart.R është dënuar për moskallëzim krimi me 3 vite e 6 muaj, I është falur 1 vit burg
Hamza.T është dënuar me 1 vit e 2 muaj
Ibrahiim.B i dënuar me 8 muaj, i janë falur 28 ditë
Lulzim Ç, i fundit i dënuar për ushtrim të ndikimin e paligjshëm, i kemi falur 1 muaj e 8 ditë.

Top Channel