“U vranë minorenë dhe u masakruan kufoma”, rrëfimi i Gjek Beçit që tentoi të kalojë kufirin në maj 1990: Vëllanë ma vranë, vetë mora plumbin në kokë

08/05/2024 19:57

Më 8 maj 1990, kur Evropa kremtonte prej 45 vjetësh gjerësisht Ditën e Fitores mbi Nazizmin dhe Totalitarizmin, Shqipëria ende dëshmonte se tentativat për arratisje ne kufi rezultonin fatkeqe.

Presidiumi i Kuvendit Popullor zbuti në dukje Kodin Penal, sipas të cilit kalimi i kufirit nuk konsiderohej më “tradhti ndaj atdheut”, por vrasjet ne kufi vijuan. Një prej të mbijetuarve të kësaj ngjarjeje është Gjek Beçi, i cili përfundoi me disa plumba në qafë dhe vëllai i tij i vrarë.

“Në vitin 1990 më 18 maj mbasi ndryshoi ligji për arratisjet dhe u kthye në kalim kufiri, u legalizua si ligj, unë 35 dhe vëllai 25 morëm inciativën për tu larguar nga vendi. Unë humba vëllanë tim gjatë kësaj aventure, dhe u plagosa vet përfundova në spital dhe në burg.”

Vrasësit e kufirit ja bënë gjyqin pesë kilometër në det duke e qëlluar me breshëri.

“Jam qëlluar me automatik, kam marrë një plumb në kokë tej për tej, tjetrin në shpatull, më ka marrë vëllai. Atë e vranë në breg pa bërë asnjë kundërshtim, vetëm për të na eliminuare të dyve”.

Sipas tij, jo vetëm vriteshin madje dhe minorenë, por edhe masakroheshin kufoma.

“Ishin njerëz që nuk e dinin se çfarë po bënin. Janë masakruar kufomat.”

Gjek Beçi u has me dy fytyra të shtetit atë vit të largët 1990. Me vrasësit e kufirit dhe idealizmin e mjekëve që i shpëtuan jetën.

“Kanë vrarë edhe djem 16-vjeç”-u shpreh ai.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve Autoriteti i Dosjeve çeli një ekspozite me dokumente arkivore te Ish-Sigurimit te Shtetit, me fakte e ngjarje tragjike nga një rajon kufitar ku arratisjet kane qene te shumta, ku djem te rinj mbeten te vrare dhe te tjerë janë ende te pagjetur.

Top Channel