“Pa guximin e PS, sot nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve te drejtësia”, Rama: Kemi rrëzuar monumentin e shëmtuar të pandëshkueshmërisë

07/05/2024 10:19

Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët e tij.

Rama: Imazhi i Shqipërisë ishte mos o zot. Kur flitej për Shqipërinë, shkaku ishte sa shumë plehra ka Shqipëria. Besimi se në Shqipëri  mund të kishte drejtësi ishte 0. Pandëshkueshmëria ishte bërë emri i dytë i Shqipërisë nga partnerët e saj.  Çdo familje shqiptare e ka të qartë si ishte një dekadë më parë. Sot pasqyra është krejt tjetër.

Qëllimi sot nuk është të bëjmë dallimin mes forcave qeverisëse, sepse këtë dallim do e bëjë shumica absolute e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Kjo forcë qeverisëse, PS është prej një dekade në luftë për ta bërë Shqipërinë një shtet real. Askush më parë, asnjë forcë me peshë në hapësirën e pushtetit politik, që nga shkëputja nga perandoria osmane. Asnjëherë dhe askush që ka bërë pjesë përbërëse apo zjatim i pushtetit politik nuk është hetuar dhe gjykuar, siç po ndodh sot.

Vetëm falë kësaj lufte vendimtare që në e kemi hapur nuk na e mohon dhe nuk na e merr dot askush. Pa guximin e PS, sot nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve te drejtësia. Rrëzimin e monumentit më të shëmtuar, monumentin e pandëshkueshëmrisë.

Gjurma jonë në histori do të varet nga sa më tej akoma, sot e më tutje, ne PS, do ta bëjmë të paktheyeshëm këtë progres.

Top Channel