Molotov, vezë dhe përplasje me policinë, mbyllet pas dy orësh protesta e opozitës para bashkisë së Tiranë

07/05/2024 13:10
Molotovi dhe tentativa për heqjen e kordonit të policisë

Ashtu si në të gjitha protestat e mëparshme të mbajtura para bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj edhe kjo e sotme përshkallëzoi në dhunë, hedhje molotovësh dhe vezësh.

Menjëherë sapo ish-deputeti Belind Këlliçi mori fjalën, protestuesit hodhën molotovë duke rrezikuar efektivët e policisë të vendosur para bashkisë së Tiranës për mbarëvajtjen e protestës.

Po ashtu ka pasur përplasje me policinë në përpjekje për të thyer kordonin e vendosur nga efektivët.

Ndërkohë pas rreth dy orësh, protesta është mbyllur dhe qytetarët dhe anëtarët e opozitës janë larguar.

Top Channel