“Ç’më duhet SPAK? Që të shqyhem në dysh?”, Rama në grupin e PS: Ta marr kontrollin që disa këtu të flenë në dyshek korrupsioni?!

07/05/2024 11:17

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur sot me kabinetin e tij, u ndal në disa prej akuzave që bëhen ndaj tij.

Ai i është përgjigjur akuzës së bërë nga opozita, atë se Rama ka kontrollin e SPAK.

Kreu i qeverisë u përgjigj me një pyetje retorike, duke thënë se nuk ka pse të ketë kontrollin e këtij institucioni, vetëm që të shpëtohen disa zyrtarë që kapen në korrupsion.

“Kush thotë se e kontrolloj unë SPAK, unë në politikë kam hyrë për të kthyer përmbys çfarë mundem, e tregon historia ime politike. Në çdo drejtim, ku të mundem. Merr e kthe përmbys.

Nuk ka hyrë për të qenë një hu i gjatë, në radhën e atyre që në rastin më të mirë ikin e nuk lënë gjurmë, ndërsa në rastin më të keq i shikoni i keni live e janë për të ardhur keq.

E çfarë më duhet mua kontrolli i SPAK? Ta kontrolloj që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh, ca poshtë nesh, të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit?!”, tha ai.

 

Top Channel