Top Channel disponon ekskluzivisht dosjen në ngarkim të Svetlana Timofeeva, Fedir Alpatov dhe Mikhail Zorin, dy rusëve dhe ukrainasi, të akuzuar si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete ruse që veprojnë jashtë territorit të Republikës Federale Ruse, kapur në ish fabrikën e armëve në Gramsh.
Në dëshminë e tij, në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, rusi Mikhail Zorin ka deklaruar sesi erdhi në Shqipëri me biçikletë si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete ruse ‘që të bënte një përmbledhje me fotografi të objekteve ushtarake në gjendjen aktuale’. Ai deklaron se me Fedir Alpatov është njohur në rrjetet sociale para 8 vitesh, ndërsa me Svetlana Timofeeva e ka kontaktuar për herë të parë, para katër vitesh me mesazhe, diskutonin që do të ishte e këndshme të bënin gjëra bashkë dhe u takuan për herë të parë para tri vitesh.
Ai tregon se si arritën të futeshin brenda uzinës në Gramsh dhe se FSB nuk i kishte dhënë objektiva konkrete se në cilën bazë ai do fokusohej. Ata i kanë thënë që të mundohej që të merrte informacione sa më shumë të mundej nga objektivat ushtarake në Shqipëri, apo infrastrukturë kritike. Si mision të tillë, ai zgjodhi sipas mëndje së tij disa vende të braktisura ushtarake dhe me qëllim që ta përfundonte misionin e dhënë nga FSB dhe në të njëjtën kohë të zgjidhte objektiva të lehta në mënyrë që si të mos rrezikonte shumë veten, nëpër objektiva të vështirë ushtarake. Sipas detyrave të dhëna, “ata do të më kontaktonin në Shtator të 2022 dhe ai do t’ua jepte fotot nëpërmjet aplikacionit Telegram”-ka deklaruar ai.
“Kufirin për në Shqipëri e ka kaluar në 30 Korrik 2022 me biçikletë, ka qëndruar një natë në Shkodër në kampingun River Camping, buzë lumit në lagjen Baçallëk, prapa Avullia Oil dhe më pas është drejtuar për në Tiranë. Gjatë rrugës i’u shpuan të dyja rrota e biçikletës, prandaj mori një taksi për në Tiranë. Taksia kushtoi 7,000 lekë, që i pagoi me lekë në dorë. Kisha lekë shqiptare, sepse i kishte këmbyer në Shkodër. Të gjitha paratë ishin të tijat, FSB nuk e sponosorizonte fare. Ai sqaron se, nëse do ta kishin sponsorizuar, do kishte marrë një makinë. Në Tiranë ka qëndruar tri netë në një dhomë në një apartament të vogël të cilin e ka marrë në AirBnb dhe e ka paguar me kartë krediti shumën prej 400 koruna çeke, rreth 16 euro në natë. Në dhomë ka qëndruar vetëm. Në Tiranë ka parë disa muzeume, BunkART 1 dhe 2, ka bërë xhiro me biçikletë duke vizituar bare, restorante, kalanë dhe qytetin në përgjithësi. Në Tiranë riparoi edhe bicikletën, që ditën e parë.
Pas tri netëve në apartamentet në Tiranë Mikhail Zorin qëndroi në një kamping po në Tiranë, kamping “Dajti”, për dy net. Gjatë këtyre ditëve pranë liqenit të Bovillës, pasi e ka parë në hartë dhe mendoi ta shikojë, ‘pasi kisha lexuar se kishte një pikë vrojtimi’. Në Bovillë ka qenë i vetëm. Pas kësaj shkoi me biçikletë në Elbasan, Pogradec, Maliq, Korçë dhe më pas u kthye në Moglicë. Ka qëndruar shumë pak në këto qytete dhe ka ngrënë sufllaqe, blente ushqime në supermarkete, ka parë pak vërdallë qytetin dhe më pas ka vijuar me udhëtimin. Zgjodhi një rrugë përmes malesh për në Çorovodë, sepse ishte rruga më e shkurtër. Pas kësaj shkoi në Berat ku qëndroi në një hostel dhe pastaj në Vlorë.
Në Vlorë ndenji një natë, në kamping “Eco Camping”, që është rreth 2 kilometra në veri të Vlorës. Pas Vlorës shkoi në Sarandë, nga Llogaraja. Një natë ka qëndruar në Gjipe. Gjatë rrugës për në Sarandë fjeti vetëm, në tendën e tij që e kishte me vete. Në Sarandë mori autobuzin për në Durrës, ku do të takonte Fedorin dhe Svetllanën. Gjatë kohës që ishte në Shqipëri kontaktoi me Fedorin dhe Svetllanën të cilët kishin shprehur dëshirën që t’i bashkoheshin në Shqipëri. Fedori ka ardhur nga Italia me traget në 18 Gusht dhe Svetllana në 17 Gusht me avion nga Tbilisi, Gjeorgji.
Shtetasi Mikhail Zorin sqaron se, Fedorin e ka njohur në rrjetin social vk.com, prej tetë vitesh dhe nuk e kishte takuar kurrë personalisht deri kur u takuan në Shqipëri, ata kishin interesa të përbashkëta në kimi dhe pastaj urbex. Në fushën e kimisë bënin eksperimente në shtëpi, p.sh., fishekzjarre, përzienin substanca.
Ndërsa në lidhje me Svetllanën ai, e ka kontaktuar për herë të parë, para katër vitesh me mesazhe, diskutonin që do të ishte e këndshme të bënin gjëra bashkë dhe u takuan për herë të parë para tri vitesh.
Në Durrës Mikhail Zorin kishte prenotuar një apartament me Airbnb, për të cilin pagoji 400 koruna/natë, me kartë.
Pasi takoi Fedorin me Svetllanën në Durrës, ata vendosën të vizitonin së bashku bunkerë të vjetër në Durrës, por atje kishte mbetur vetëm beton dhe ishin të shkatërruar. Në disa prej tyre jetonin disa dhi. Pas kësaj shkuan në Tiranë ku qëndruan në një hotel një natë. Të nesërmen shkuan në Elbasan me makinën e Fedorit, një Chevrolet Camarro me dy dyer, ngjyrë portokalli.
Pas Elbasanit, fjetën një natë pranë liqenit të Banjës dhe të nesërmen shkuan në Gramsh. Gjatë rrugës për në Gramsh Mikhail Zorin bëri disa foto, kryesisht të uzinës së vjetër në Elbasan, p.sh. oxhakut.
Kur po rrinin në çadër pranë liqenit të Banjës, filloi shiu dhe ata shkuan për të parë bazën ushtarake të Çekinit, me shpresën që shiu do të pushonte. Pasi qëndruan disa minuta, shiu nuk po pushonte, ata vendosën të shkonin për drekë, për pizza në Gramsh. Gjatë drekës diskutuan se çfarë do të bënin pas shiut.
Pasi shiu pushoi, shkuan përsëri të baza ushtarake e Çekinit, Gramsh, nga krahu ku janë shtëpitë e fshatarëve. Atje panë një të çarë në gardh dhe vendosën të hyjnë brenda. Pasi u futën brenda së bashku, panë disa ndërtesa të vjetra ushtarake. Mikhail Zorin thekson se, ndërtesat ishin të vjetra, me tulla dhe nuk ishte e dukshme që janë ndërtesa ushtarake. Brënda qëndruan rreth 90 minuta afërsisht. Panë që ndërtesat ishin të braktisura, jo funksionale, gjithçka e ndryshkur. Gjatë 90 minutave Mikhail Zorin tregon se ka parë tri ndërtesa në total, plot me makineri metalike të vjetra dhe të ndryshkura. Për të hyrë ai nuk shpërtheu asnjë derë, por u fut nga dritaret që ishin pa xhama. Ai sqaron se, nuk e di si hyri Fedori më Svetllanën në ndërtesa, sepse ishin larg njëri-tjetrit. Nuk ka parë asnjë roje dhe nuk ka marë asgjë, por ka bërë foto.
Deklaruesi tregon se, u pikasën nga forcat e sigurisë Shqiptare. U larguan me vrap, secili në drejtime të ndryshme. Nuk e dinë se në çfarë drejtim iku Fedori me Svetllanën. Ai vetë doli nga baza duke kapërcyer gardhin. Rojet i’u afruan me makinë kur kishte dalë nga baza, i bërtitën dhe dolën nga makina, atë e zuri paniku dhe me vete kisha një sprajt me lëng speci djegës të cilin e mbante për vetëmbrojtje. Përdori sprajtin kundër dy punonjësve të sigurisë të bazës ushtarake, të cilët e kapën, i thanë që të shtrihej me fytyrë në tokë.
Deklaruesi sqaron se, FSB nuk i kishte dhënë objektiva konkrete se në cilën bazë ai do fokusohej. Ata i kanë thënë që të mundohej që të merrte informacione sa më shumë të mundej nga objektivat ushtarake në Shqipëri, apo infrastrukturë kritike. Si mision të tillë, ai zgjodhi sipas mëndjes së tij disa vënde të braktisura ushtarake dhe me qëllim që ta përfundonte misionin e dhënë nga FSB dhe në të njëjtën kohë të zgjidhte objektiva të lehta në mënyrë që si të mos rrezikonte shumë veten, nëpër objektiva të vështirë ushtarake. Sipas detyrave të dhëna, ata do të më kontaktonin në Shtator të 2022 dhe ai do t’ua jepte fotot nëpërmjet aplikacionit Telegram”-thuhet në dosjen e siguruar nga Top Channel.
Top Channel