“Kreu i SPAK do thirret në Komisionin e Ligjeve”/ Tone të larta në mbledhje, shpërthen Noka: Do e hash shumë shpejt! Naço: Ule zërin Flamur

30/04/2024 15:37

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë, kanë kërkuar një dëgjesë me kreun e SPAK, Altin Dumanin, për çështjen se nuk mund të hetohet dot në Policinë e Shtetit, për shkak se zyrtarë të lartë të saj kanë bashkëpunuar me krimin. 

Kryetari i Komisionit, Nasip Naço deklaroi se Dumani do të thërritet më datë 15 maj, në Komisionin e Ligjeve. Kjo deklaratë nuk është mirëpritur nga opozita, sidomos Ervin Salianji dhe Flamur Noka, ku ky i fundit e ktheu edhe me ofendime.

Noka: Ç’punë ka Lindita, është rregullorja. Në rast se kryetarja është kamikazë nuk mund t’ia lejosh vetes edhe ti të jesh kamikaz. Nuk të marim leje as ty as Linditës. Raporto me kreun e s’kapit edhe e hajde këtu. Po e çove veten deri këtu të të përdorë Lindita.

Naço: Edhe një herë kërkesën tuaj nuk e ka hedhur njeri poshtë, i plotëson kriteret. Nga ana formale është në rregull. Herë të tjera si keni bërë më akuzoni mua. Nuk jua ka ndaluar njeri kërkesën. E di që e dashuroni Dumanin.

Salianji: Nuk e hidhni dot as në votim se nuk keni as vota ta rrëzoni. Kom i ligjeve ka veprimtarinë e vet, komisioni i sigurisë ka veprimtarinë e vet, pse ngatërroni kekun për byrekun?

Naço: Pse ke frikë nga ligjet mo Flamur? Nuk doni t’i bëni pyetje Dumanit?

Noka: E duam ne

Naço: E di se sa e do, nuk ta heqim dot dashurinë për Dumanin

Salianji: Ç’punë kemi ne me komisionin tjetër?

Noka: Jeni të zhytyr, ti zotëri nxjerr fjalët e Lindës së Parlamentit. Do e hash shumë shpejt

Naço: Qetësohu çfarë po thua? Ule zërin

Noka: Nuk kam punë te ai komision…

Naço: Dumani do vijë atje me datë 15 maj, në daç i thoni SPAK, në daç SKAP

Noka: Ti merr urdhra nga Klotilda e AZHBR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA