Georgia Meloni ka vendosur t’i shndërrojë votimet për zgjedhjet europiane në një referendum për veten dhe 18 muajt e qeverisjes së saj.
Kryeministrja italiane ka zgjedhur t’i kundërvihet zërave kritikë me mbështetje popullore. Meloni njoftoi se do të garojë si kandidatja kryesore e partisë së saj në pushtet Vëllezërit e Italisë në zgjedhjet e PE-së në në qershor.
“Kam vendosur të zbres në fushë e të udhëheq listat e Fratelli d`Italia në të gjitha zonat zgjedhore. Ne duam të krijojmë një shumicë që bashkon forcat e qendrës së djathtë dhe ta dërgojmë të majtën në opozitë edhe në BE. Është një sipërmarrje e vështirë, por jo e pamundur, ndaj duhet ttë përpiqemi”, tha ajo.
Meloni është figura më e fundit kryesore politike italiane që shpall synimet e saj për të kandiduar në zgjedhjet e qershorit dhe lëvizja e saj duket e krijuar për të përdorur popullaritetin e saj personal me qëllimin të rrisë shanset e partisë së saj në votimet europiane. Një zëdhënës i Parlamentit Europian i tha POLITICO-s se nëse Meloni do të zinte një vend në PE, ajo do të duhej të jepte dorëheqjen nga detyra – një skenar ky tejet i pagjasë.
Lëvizja e saj nuk është në fakt një strategji e pazakontë në mesin e udhëheqësve italianë dhe politikanëve kryesorë të vendit. Në vitin 2009, kryeministri i atëhershëm Silvio Berlusconi u bë pjesë e garës si kandidati kryesor i partisë së tij në zgjedhjet e BE-së, dhe qëndroi në krye të qeverisë italiane pasi partia e tij doli e para në zgjedhje. Matteo Renzi bëri të njëjtën gjë pesë vjet më vonë. Partia e Melonit kryeson në të gjitha sondazhet e fundit në Itali dhe parashikohet të marrë 27.2 përqind të votave, duke u renditur përpara PD-së së qendrës së majtë (20.3 përqind) dhe Lëvizjes Pesë Yjet që projektohet të sigurojë 16.8 përqind të votave.
Top Channel