Rama refuzoi interpelancën për reportazhin e Rai 3, Bardhi përplaset me Nikollën në Konferencën e Kryetarëve: Po reciton atë që të kanë shkruar

29/04/2024 12:19

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u përfshi në një debat me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Demokrati kërkoi shpjegim se përse nuk ishte përfshirë në draft-kalendar kërkesa e grupit të PD për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Nga ana tjetër Nikolla iu përgjigj se objekti i inerpelancës nuk ka lidhje me procedurën që do duhet të thirret një interpelancë.

Bardhi: Nuk e kuptoj pse në draft-kalendar nuk është përfshirë kërkesa e grupit të PD, për interpelancë urgjente. Shpresoj të jetë gabim teknik pasi ndryshe do të ishte një shkelje e rëndë kushtetuese. Sa herë ka kërkesa të tilla Kuvendi shtanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeminsitrit në Twitter. Kërkoj të shtohet në Kalendar.

Nikolla: Shqetësimi që keni paraqitur ju në interpelancë, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën që do duhet të thirret një interpelancë. Prandaj dhe nuk përfshihet.

Bardhi: Unë e kuptoj se ju recitoni diçka që ju kanë shkruar. Në baze të kushtetuës unë këkroj që kryeminsitri të vijë dhe të japë sqarime për një ndërhyrje skandaloze që ka bërë si kryeminsitër ndaj një media nderkombëtare.

Top Channel