Kryetari i komisionit të TIMS, Ervin Salianji dhe nënkryetari Toni Gogu janë përfshirë në këtë debat gjatë mbledhjes së kësaj të hëne.
Lidhur me komentin e Salianjit, ku u shpreh se “Kryeministria nuk e ka marrë mundimin” për të zbatuar kërkesën për informacion, Gogu ironizoi se opozitarët nuk rrinë dot pa marrë një kartolinë nga kryeministri, dfuke shtuar se kërkesa do të zbatohet.
Sipas Gogut, ekspertët nuk janë gati ta propozojnë planin e hetimit, pasi ende nuk kanë grumbulluar të gjithë informacionin e nevojshëm.
Kryeministria, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Mbrojtjes janë tre institucionet që nuk kanë zbatuar kërkesën e komisionit hetimor të TIMS.
Gjylameti: Ne dimë të lexojmë, nuk lexohet shkresa i kemi para.
Salianji: Mos i fyeni kolegë tuaj, para se të diskutojmë do të vendosim. Ne në këtë komision edhe për shkak të administrimit dhe produktit që duam të nxjerrim edhe për shkak të luftës ndaj paligjshmërisë mora propozimin e zotit Qefalia dhe e përmbusha pikë për pikë.
Gogu: Ju siguroj që kryeministri Rama ka një traditë në komisionet hetimore, ndryshe nga ju që i injoronit. Rrini të qetë se kryeministri do t’ju përgjigjet. Kryeministri do t’ju përgjigjet ju nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga kryeministri do t’ju vijë, a janë ekspertët gati t’i propozojnë planin e hetimit dhe ju thatë që ata nuk janë gati, arsyeja e parë është se nuk kanë grumbulluar të gjithë informacionin, ka rrugës, nëse të premten ka qenë afati zyrtar, nëse s’ka mbërritur është duke mbërritur.
Nëse na mblidhni, mos e xhuxhmanizoni komisionin në një reality show, flasim pak lexojmë shumë, ne hetojmë, nuk mund të vazhdojë mbledhja në këtë mënyrën kryesia e komisionit të mblidhet për të shqyrtuar ecurinë e mbledhjes, janë dy elementë dy kapacitete që nuk e përmbushin dot.
Salianji: Jeni 3 kolegë që keni thënë 3 gjëra të ndryshme, keni kaluar në një etapë ku unë s’kam shkuar. Pika e dytë është shqyrtimi i përgjigjeve të kërkesave për informacion. 3 institucione që duhet të kishin sjellë përgjigje nuk i kanë sjellë.
Unë e vlerësoj që nga ana e nënkryetarit, përfaqësues i PS, madje vlerësoi që tha se kryeministri do vijë. Ne këtë presim, që ai të japë përgjigje para komisionit. Ligji detyron që kur ke informacion për një çështje të caktuar, të vijë të japë përgjigje. Këtë kemi sot në rend dite. Nuk kemi shkuar te plani i hetimit, nuk kemi propozim. Ju të 3 keni 3 mendime të ndryshme, nëse doni pushim të dakordësoheni me njëri-tjetrin.
Baci: Më vjen keq që Qefalia propozon të mos flasin ekspertë, Gogu pastaj thotë të kundërtën e asaj që tha Qefalia. Ju vazhdoni me metodën e mbledhjes së parë, që nuk doni të bëhet hetim në komisionin hetimor parlamentar, ju madje arrini aty ku doni që kryetari të rrijë fals dhe ju të na mësoni si do të zhvillohet mbledhja e komisionit. Mendoj se duhet të zbatoni të drejtën që keni, nuk jeni avokat mbrojtës të atyre që do të thirren ne komision. Kemi ekspertë që janë vendosur aty, që janë ekspertë në plot kuptimin e fjalës. Mos kini frikë nga komisoni, se në fund detyra jonë është trans me publikun.
Salianji: Shkresat lexohen për efekt transparence me publikun.
Top Channel