Kryente marrëdhënie me “eskortat” në Tiranë, më pas u zhvaste para, AMP arreston të riun që prezantohej si polic
29/04/2024 21:32
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmjen e kësaj të hëne (29 prill) një person i cili prezentohej si efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi në kryeqytet.
Mësohet se i arrestuari, linte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to u thoshte se ishte polic dhe se kishte për qëllim t’i arrestonte.
Më pas për të mos i arrestuar, u kërkonte shuma parash.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së përdorur nga i riu i arrestuar.
Top Channel