“Çfarë kërkoni atje, pse rrini atje?”, Rama thirrje të rinjve që punojnë në turizëm të kthehen në Shqipëri: Kush dëgjon muhabete pagash…

29/04/2024 12:36

Në mbledhjen për mbarëvajtjen e sezonit turistik bazuar mbi sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. 

Rama: Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’i thënë të rinjve që janë jashtë dhe punojnë në sektorin e turizmit, ‘çfarë kërkoni atje?’ Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar, ju që punoni jashtë pse e lini këtë boshllëk? Ashtu sikundër i them të tjerëve që historinë e pagave i dëgjojnë nga muhabetet. Provojeni trokisni në dyert e hoteleve dhe provojeni. Mundësia e punësimit në turizëm nuk është asgjë, me atë nesër, pasnesër, me atë se sa shumë investime janë në proces, në Tiranë apo vijën bregdetare.

Të gjitha investimet kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Vitet në vijim do tregojnë që Shqipëria do ketë kapacitetin të paguajë punonjës të kualifikuar pa asnjë ndryshim nga vendet e rajonit. Do ketë pagat më të mira në rajon për të kualifikuarit në turizëm.  Vitin tjetër dhe në 2023-ën fuqia turistike do shumëfishohet, kjo është pak po e sigurt.

Top Channel