Rezoluta kundër gjenocidit serb në Srebrenicë, Dodik: Nëse miratohet, Republika Sërpska shkëputet nga Bosnje Hercegovina

27/04/2024 22:39
Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik e cilësoi sot rezolutën për Srebrenicën si “lëvizje tinëzare” kundër një kombi dhe shtoi se populli serb nuk duhet të shqetësohet.

Ai tha se nëse miratohet rezoluta e gjenocidit serb në Bosnjë Hercegovinë, atëherë Republika Sërpska nuk ka arsye pse të vazhdojë të jetë pjesë e Bosnjës.

“Nëse rezoluta miratohet, ne e refuzojmë atë. Ne nuk mund ta pranojmë atë kualifikim. Gjenocidi është skualifikim moral i një populli. Republika Srpska nuk sheh më asnjë arsye pse duhet të ekzistojë në Bosnje dhe Hercegovinë pas kësaj,” tha Dodik në Gradishka.

Dodik vijoi me pretendimet e tij duke u shprehur se askund në Ballkan nuk ka pasur gjenocid serb, duke mohuar kështu edhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Gjenocidi është kryer kundër popullit serb në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Gjermanët vranë gjysmën e popullit tone”- tha Dodik ndër të tjera.

Ndërsa në fund nuk harroi të falenderonte presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke u shprehur se ky i fundit po mbron interesat e serbëve në të gjithë Ballkanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA