“Princi i inkoherencës quhet Gazment Bardhi”, Vangjeli debat me Boçin: Kjo është marrëzi, nuk hapen çështje nëse nuk ke fakte të reja

25/04/2024 21:49

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Top Story” me Grida Dumën është përplasur me nënkryetarin e Rithemelimit Luçiano Boçi, për kallëzimin e Gazment Bardhit në SPAK. 

Vangjeli e ka quajtur Bardhin, princ të inkorehrencës, ndërsa e cilëson ‘marrëzi’ që faktin që në studio po diskutoj se përse SPAK nuk ka nisur hetimin. Sipas Boçit, me indiciet dhe thirrjet e Bardhit, SPAK duhet ta kishte nisur hetimin.

Në debat u përfishinë edhe Argon Gjekmarkaj i cili ishte në të nëjtin mendim me Boçin dhe Robert Rakipllari, i cili kërkoi përgjigje që se cila ishte e dhëna e re e Bardhit, që kërkoi të rihapej dosja “Xibaraka”.

Vangjeli: Përgjigja që jepet thuhet ‘pas verifikimeve të kryera nuk rezulton që Gazment Bardhi të ketë depozituar kallëzim penal’.  Jemi të zhytur në ujë në kërkim të gurit. Nëse ka një mbret të kurorëzuar të inkoherencës është Sali Berisha.

Boçi: Po çlidhje ka ai?

Vangjeli: Nga momenti që në aksionin e tij politik, e ka vënë në shërbim të një interesi që mund të jetë normal për individin por jo në funksion të grupit është inkoherencë, sepse gënjeshtra e tij politike është e gabuar. Nëse Berisha është mbret i kurorëzuar, edhe Meta edhe Rama, që për hir të interesit kanë thënë sot diçka tjetër, nesër diçka ndryshe. Princi i ri i inkoherencës quhet Gazmet Bardhi.

Boçi: S’mund të përdorim dy standarde, ke filluar të bëhesh kasetë.

Gjekmarkaj: Keni ardhur të kryqëzoni Gaz Bardhin, pse nuk merreni që prokuroria nuk po heton?

Rakipllari: Sepse nuk ka bërë kallëzim, pse nuk e bën?

Grida Duma: Thoni që keni një mision, për cilën arsye nuk keni misionin të kallëzoni?

Gjekmarkaj: Po kemi kallëzuar, po luani me fjalët. Ka kërkuar indicie dhe ata duhet të hetojnë

Rakipllari: Mund ta çoj dhe unë një indicie për ty, të them të hetohet Agroni

Gjekmarkaj: Opozita është nën agresion, keni hallin që mërzitet qeverie. Ka çuar dokumente shtesë.

Grida Duma: Po nuk ka

Boçi: Hetimi penal është i kryer dhe ka lënë një çështje të pezulluar, kallëzimi është i bërë nga Prokuroria dhe ka grupin e strukturuar kriminal, nuk mund të bëhet kallëzim për një çështje të mbyllur….

Rakipllari: Pse e denoncoi Gaz Bardhi, çfarë solli të re? Mund të na e thuash?

Boçi: Sikur mos ishin këto kallëzimit, SPAK do rrinte pa punë?

Rakipllari: SPAK e ka thënë që qeveria nuk bashkëpunon. Pse doli Gaz Bardhi?

Gjekmarkaj: Mendon që ka indicie, që ka fakte të reja

Vangjeli: Nuk ka se nuk e ka çuar, nuk hapen çështje nëse nuk ke fakte të reja… çfarë po thoni se kjo është marrëzi

Top Channel