Fredi Beleri nuk do të betohet, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës

25/04/2024 14:20

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Dhionisis Beleri, humbi edhe në Gjykatën e Lartë.

Kërkesa e tij për të siguruar një autorizim të veçantë që do ti jepte një “pasaportë” të përkohshme kalimi nga burgu në Himarë me qëllimin që të betohej, u rrëzua në dhomë këshillimi.

Albana Boksi, Mehdi Bici dhe Ilir Panda lanë në fuqi vendimet e dy shkallëve më të ulëta që kanë argumentuar se Fredi Beleri nuk mund të marrë leje të posaçme për tu betuar referuar ligjeve për statusin dhe të drejtave të të paraburgosurve.

Rekursi i Belerit u dorëzua më 27 mars , pak kohë mbasi Beleri u dënua nga GJKKO me dy vjet burgim për akuzën e korrupsionin të zgjedhje. Për shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2023 u dënua edhe ndihmësi i tij Pandeli Kokaveshi.

Top Channel