Vëllai i Madh përgatiti një ambient mjaft të këndshëm për çiftin Heidi-Romeo, për të kaluar disa momente romantike me njëri-tjetrin.

Por diçka e ka shqetësuar Heidin. Romeo ka dalë disa herë nga dhoma duke e lënë atë vetëm në xhakuzi. Heidi i ka kërkuar Romoes të largohej sepse është e mërzitur pasi ai nuk po kalon kohë me të, por kërkon të debatojë me Julin.

Pas kësaj situate një dron ka trazuar edhe më shumë ujërat mes çiftit.

“Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”, shkruhet tek droni. Heidi është shprehur se nuk u ndikua aspak nga ai dron, por as edhe nga banorët e tjerë. Romeo shihet shumë i prekur nga ky dron dhe rri gjithë kohës në mendime dhe nuk flet.

Heidi: Fol të lutem se një dron është. Do flasësh apo nuk do flasësh?

Romeo: Nuk kam faj fare. Pyes veten se çfarë bëra gabim?

Heidi: Për çfarë mërzitesh kur më shumë rëndësi ka mendimi im apo jo?

Romeo: Patjetër që po.

Heidi: Dhe unë them që nuk ndikohem.

Romeo: E pashë dhe dje që nuk ndikohesh. Nuk je ndikuar dje?

Heidi: Jo.

Romeo: Se dëgjova fjalë të tjera dje, prandaj po them.

Heidi: Nuk jam ndikuar dje.

Top Channel