Finalja e konkursit ndërkombëtar për “Expo Albania”, Rama: Projekti do jetë destinacion për banorët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë vendin

25/04/2024 10:00
Kryeministri Edi Rama

Në Tiranë u zhvillua finalja e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e EXPO ALBANIA me pjesëmarrjen e pesë skuadrave të arkitekturës bashkëkohore, të përzgjedhura mes afro 60 konkurrentësh nga e gjithë bota.

“Jam i bindur që të gjitha projektet e këtyre studiove janë të mira por projektet që juria do shohë si më të përshtatshme për t’u ndërtuar dhe për t’i dhënë Shqipërisë një qendër të re ku do kemi infrastrukturë për organizime të posaçme që nga panairet tregtare tek ekspozitat e artit, tek eventet, konferencat, takimet e përmasave të ndryshme dhe patjetër një destinacion për banorët e Tiranës por edhe për turistët gjithnjë e më të shumtë që do gjejnë arsye për të vizituar këtë hapësirë të re që po ndërtojmë”, tha Rama.

Ndërtimi Expo Albania theksoi kryeministri Edi Rama  është një moment mjaft i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin të gjitha ato organizime që mund të zhvillohen vetëm në këtë lloj vendi.

Top Channel