Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, i ftuar në Top Talk, trajtoi çështjen “Beleri”, duke thënë se nëse ai zgjidhet si eurodeputet grek dhe ndërhyn në çështjet politike shqiptare, duhet t’i hiqet shtetësia.
Sipas tij ne duhet të ndryshojmë legjislacionin e Republikës, dhe të marrim shembull nga vendet europiane, siç është edhe Greqia, që i heq shtetësinë dikujt që punon për një shtet të huaj, në ndryshim nga ne që themi që nuk mund t’ia heqim shtetësinë askujt shtetësinë pa vullnetin e tij.
“Një eurodeputet nuk mund të merret me çështje të një shteti tjetër. Nëse Fredi Beleri mendon se do të zgjidhet eurodeputet dhe për shkak të lidhjeve që ka në Shqipëri apo thjesht sepse është banor i Republikës së Shqipërisë dhe kryetar i një organizate dhe do të merrej me çështjet e Shqipërisë ne do duhet të fillojmë të mendojmë që të ndryshojmë seriozisht legjislacionin dhe ta bëjmë Europian. Unë besoj se duhet të marrim modele të hajrit, siç është modeli grek përsa i përket shtetësisë. Nëse Fredi Beleri zgjidhet eurodeputet dhe tenton të ndërhyjë në dinamikat e brendshme në politikën në Shqipëri, duhet bërë ndryshimi në legjislacion”, tha Bido.
Në një intervistë në televizinin grek Open, Pirro Dhima tregoi se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’. Ndryshe nga ai, Bido tha se rasti i Belerit nuk ka të krahasuar me të.
“Nuk ka një të kaluar të errët, ndihet grek. Belerit nuk i thonë ashtu, sepse një gazetar grek ka thënë se mund të jetë i lidhur me shërbimet informative greke. Është tjetër histori”, tha ai.
Top Channel