Shtyhet mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, PS propozon draft-planin: Të pyeten të gjithë ministrat e Shëndetësisë prej dhjetorit 2006

23/04/2024 15:42

Është mbyllur mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ndërsa e radhës është caktuar për ditën e enjte në orën 11:00.

Edhe në këtë mbledhje të së martës nuk kanë munguar debatet mes palëve politike, ndërsa PS ka propozuar një draft-plan të hetimit të ekspertëve të propozuar nga socialistët, teksa sot mazhoranca rrëzoi miratimin e kërkesës për informacion.

Në këtë propozim këkrohet që hetimet të shtrihen nga viti 2009, teksa PS thotë se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Draft-plani:

Struktura Organizative e Planit Hetimor
Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit
Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit
Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor
Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave
Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë
Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet
Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme
Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit
Qëllimet:
1. Evidentimi i cështjeve që parashtrojnë domosdoshmërinë e kryerjes së
ndryshimeve/përmirësimeve ligjore a nënligjore.
2. Evidentimi i cështjeve me karakter administrativ që parashtrojnë domosdoshmërinë e
kryerjes së veprimeve të caktuara nga subjekte të caktuara të ekzekutivit apo
institucione të pavarura.
3. Evidentimi i cështjeve me karakter disilpinor dhe/ose penal që parashtrojnë
domosdoshmërinë e përcjelljes së tyre pranë organit kopetent administrativ dhe/ose
organit të prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore apo për sqarimin e cështjeve
aktuale apo të mëparshme objekt hetimi.
Objektivat:
1. Konteksti politik që i parapriu dhe shoqëroi dy koncesionet objekt hetimi
Evidentimi i kontekstit të vullnetit/iniciativës politike qeverisëse në drejtim të kujdesit
shëndetësor, përgjatë periudhës 2013 – 2017, vullnet/iniciativë kjo e cila evidentohet
por nuk kufizohet në: (i) në programin politik të miratuar, (ii) iniciativat ligjore dhe
nënligjore, (iii) deklarimet publike, etj.
2. Konteksti i realitetit të gjendjes së shërbimeve shëndetësore që i parapriu dy
koncesioneve objekt hetimi.
Evidentimi i gjendjes së shërbimeve të kirurgjisë në spitalet e vendit, deri para vitit
2014, duke u përqendruar ndër të tjera edhe në kujdesin parandalues të sëmundjeve jo
ngjitëse, nevojat e popullsisë së shëndetshme, aksesin në kujdesin shëndetësor,
kapacitetet e institucioneve shëndetësore, të dhënat statistikore të tyre dhe efikasitetin
e shërbimeve ekzistuese të ofruara.
Evidentimi i arsyeve se përse nuk u vunë në punë investimet e bëra përgjatë periudhës
2009 – 2013 për nevoja të sistemit shëndetësor publik.
3. Konteksti makroekonomik që parapriu dhe shoqëroi dy koncesionet objekt
hetimi.
Evidentimi dhe vlerësimi i mundësive reale buxhetore, përgjatë periudhës 2014 – 2016,
për të rritur shpenzimet buxhetore në sektorët socialë dhe për të rritur huamarrjen me
qëllim bërjen e investimeve të nevojshme.
4. Konteksti i kuadrit rregullator që parapriu dhe shoqëroi dy koncesionet objekt
hetimi.
Evidentimi i kuadrit rregullator ligjor dhe nënligjor të aplikueshëm që parapriu dhe
shoqëroi më pas dy koncesionet objekt hetimi, duke evidentuar në të boshllëqet e
ndryshme ligjore a nënligjore, elementë të mundshëm paqartësie apo mospërputhje.
Evidentimi i kuadrit rregullator të BE që mund të shërbente si udhërëfim dhe
përputhshmëria ndër vite e kuadrit përkatës rregullator shqiptar me atë të BE, duke
evidentuar dhe mangësitë aktuale dhe nevojat imediate për përmirësim.
5. Konteksti i eksperiencës ndërkombëtare në fushën që mbulojnë dy koncesionet
objekt hetimi.
Evidentimi i eksperiecës ndërkombëtare në fushën e koncesioneve/ppp-ve në sektorin
e shëndetësisë dhe më konkretisht në fushën që mbulojnë dy koncesionet objekt hetimi.
6. Konteksti i objektivitetit/aktualitetit të studimit të fizibilitetit përgjatë periudhës
së zbatimit të dy koncesioneve objekt hetimi.
Evidentimi nëpërmjet aktekspertimeve i objektivitetit/aktualitetit të
analizës/konkluzioneve të studimit të fizibilitetit përgjatë periudhës së zbatimit të dy
koncesioneve objekt hetimi, duke analizuar metodologjinë e studimit, të dhënat e
përdorura, ndarjen e risqeve ndërjet partnerëve dhe koston në raport me përfitimin e
marrë.
7. Konteksti i ecurisë së deritanishme të zbatimit të kontratave koncesionare.
Evidentimi nëpërmjet aktekspertimeve i përfitimeve dhe problematikave që kanë
shoqëruar zbatimin e deritanishëm të kontratës koncesionare, duke u përqëndruar por
pa u kufizuar në standardet ndërkombëtare të arritura, materializimin faktik të risqeve
të parashikuara në kontratë, vlerësimin e arritjes faktike të treguesve financiarë IRR dhe
NPV dhe krahasimin e tyre me parashikimet e bëra në studimin e fizibilitetit, vlerësimin
e performancës së kontratave koncesionare objekt hetimi, vlerësimin e cilësisë së
shërbimit të ofruar, impaktin në shëndetin e popullsisë, impaktin në financat publike,
impaktin në buxhetet e familjeve, impaktin në ekonominë e vendit, impaktin social
(punësimet) dhe vlerësimin e përputhshmërisë së kontratës.
Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit
Hetimi do të shtrihet përgjatë periudhës kohore 2009 – 2014 që konsiderohet si periudha para
fillimit të procedurës koncesionare, përgjatë periudhës kohore 2014 – 2015 që do të
konsiderohet si periudha e zhvillimit dhe finalizimit të procedurës së dhënies me koncesion,
dhe përgjatë periudhës kohore 2015 – 2023 që do të konsiderohet si periudha e zbatimit të
kontratës koncesionare.
Hetimi do të shtrihet në veprimtarinë dhe dokumentacionin e subjekteve si më poshtë:
– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
– FSDKSH
– Ministria e Financave
– Spitalet ku zbatohet kontrata koncesionare
– Kuvendi i Shqipërisë (në lidhje ndryshimet ligjore ndër vite, miratimin e programeve
të qeverisë, etj)
– APP (në lidhje me miratimin e akteve nënligjore)
– KLSH (raportet relevante të auditimit)
– Avokati i Shtetit (dhënie mendimi mbi draft kontratat dhe amendimet e tyre)
Kuadri rregullator objekt hetimi:
– Kushtetuta, ligji për kujdesin shëndetësor, ligji për pajisjet mjekësore, ligji për
dhënien me koncesion/ppp, ligji për prokurimet, ligi për menaxhimin financiar, ligji
për funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe administratës publike, si dhe
ndryshimet e tyre ndër vite
– Aktet nënligjore të dala në zbatim të tyre
– Udhëzime, manuale
– Direktivat e BE-së
Akte të ndryshme objekt hetimi:
– Projektbuxhetet e Ministrisë së Shëndetësisë, FSDKSH dhe QSUT për vitet 2012,
2013
– Raportet e ISSH për gjendjen e sallave operatore dhe infeksioneve spitalore
– Procesverbale të komisionit të dhënies me koncesion
– Studimi i fizibilitetit dhe aktet që e shoqërojnë atë
– Ofertat ekonomike të paraqitura nga ofertuesit
– Kontrata koncesionare
– Raporte të Ministrisë së Financave në lidhje me ecurinë e materializimit të risqeve
ndër vite
– Statistika të ndryshme të Institutit të Statistikave
– Botime/raporte të ndryshme të OBSH, Bankës Botërore, BE
– Botime/raporte të ndryshme të eksperiencave më të mira të huaja ndërkombëtare
– Kontrata të ngjashme koncesionare në vende të tjra të huaja#
– Raportet e auditimit të KLSH
– Raporte monitorimi të FSDKSH
– Vendime të KPP në lidhje me procedurat koncesionare
– Raporte të hetimeve të kryera nga APP
– Mendime/sugjerime të Avokaturës së Shtetit në lidhje me draft kontratat koncesionare
dhe amendimet e tyre
– Dokumentacioni i hartuar dhe dorëzuar nga koncesionari në funksion të raportimit për
zbatimin e kontratës koncesionare
– Dokumentacioni monitorues i zbatimit të kontratës koncesionare i FSDKSH, MSH,
spiataleve.
– Dokumentacioni i vlerësimeve/certifikimeve të ndryshme ndërkombëtare të
kompanisë koncesionare
– Dokumentacioni në arkivën e Kuvendit në lidhje em ndryshimet e ndryshme ligjore
që i janë bërë ndër vite ligit për koncesionet dhe ligjit për prokurimet (sëbashku me
procesverbalet e komisioneve)
Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor
Përbërja dhe Detyrat:
Kryesuesi i Hetimit:
Kryetari/Nënkryetari i komisionit me detyrë kryesore kordinimin e gjithë veprimtarisë së
anëtarëve të komisionit dhe ekspertëve ligjor në raport me këtë plan hetimi.
Anëtarët e Ekipit:
Përfshijnë anëtarët e komisionit ekspertë në prokurim publik, shëndetësi publike, financë dhe
ligj.
Detyrat:
Çdo anëtar mund të zgjedh një fushë specifike hetimi bazuar në ekspertizën e tij.
Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave
Metodat dhe Burimet:
Intervistat:
Planifikimi i intervistave (të mbyllura) me:
– zyrtarë dhe/apo ish zyrtarë të Qeverisë, MSH, FSDKSH, QSUT, spitaleve të
ndryshme, etj.
– ekspertë të pavarur,
– përfaqësues të kompanive koncesionare, dhe
– palë të tjera të interesuara.
Secili prej anëtarëve të komisionit ose/dhe në grupe anëtarësh, mund të realizojë intervista të
mbyllura me aktorët e lartëpërmendur, për të marrë informacion mbi objektin e hetimit dhe
përgatitjen e tij për hetimin parlamentar.
Intervistat janë instrument orientimi për hetimin dhe i identifikimit të provës.
Secili prej anëtarëve relaton intervistat e bëra në komision dhe shpjegon provat e identifikuara
dhe që kërkon të merret.

Dokumentacioni:
Mbledhja e dokumenteve të rëndësishme:
– Projektbuxhetet e Ministrisë së Shëndetësisë, FSDKSH dhe QSUT për vitet 2012,
2013
– Raportet e ISSH për gjendjen e sallave operatore dhe infeksioneve spitalore
– Procesverbale të komisionit të dhënies me koncesion
– Studimi i fizibilitetit dhe aktet që e shoqërojnë atë
– Ofertat ekonomike të paraqitura nga ofertuesit
– Kontrata koncesionare
– Raporte të Ministrisë së Financave në lidhje me ecurinë e materializimit të risqeve
ndër vite
– Statistika të ndryshme të Institutit të Statistikave
– Botime/raporte të ndryshme të OBSH, Bankës Botërore, BE
– Botime/raporte të ndryshme të eksperiencave më të mira të huaja ndërkombëtare
– Kontrata të ngjashme koncesionare në vende të tjera të huaja
– Raportet e auditimit të KLSH
– Raporte monitorimi të FSDKSH
– Vendime të KPP në lidhje me procedurat koncesionare
– Raporte të hetimeve të kryera nga APP
– Mendime/sugjerime të Avokaturës së Shtetit në lidhje me draft kontratat koncesionare
dhe amendimet e tyre
– Dokumentacioni i hartuar dhe dorëzuar nga koncesionari në funksion të raportimit për
zbatimin e kontratës koncesionare
– Dokumentacioni monitorues i zbatimit të kontratës koncesionare i FSDKSH, MSH,
spiataleve.
– Dokumentacioni i vlerësimeve/certifikimeve të ndryshme ndërkombëtare të
kompanisë koncesionare
– Dokumentacioni në arkivën e Kuvendit në lidhje me ndryshimet e ndryshme ligjore
që i janë bërë ndër vite ligjit për koncesionet dhe ligjit për prokurimet (sëbashku me
procesverbalet e komisioneve).
Ekspertet:
– Caktimi i ekspertëve financiar për vlerësimin kosto-përfitim të kontratave objekt
hetimi parlamentar si dhe caktimi i detyrave për ekspertët.
Vizitat në Terren:
Organizimi i vizitave në institucionet ku zbatohen kontratat për të vëzhguar zbatimin dhe të
intervistuar stafin dhe pacientët.
Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë
Planifikimi dhe Zbatimi:
Seanca Publike dhe të Mbyllura:
Caktimi i datave për seancat e dëgjimit, përcaktimi i formatit (publik ose i mbyllur), dhe
përgatitja e listës së dëshmitarëve.
– Seanca dëgjimi me të gjithë Ministrat e Shëndetësisë që nga 1 dhjetor 2006 e deri më
sot.
– Seanca dëgjimi me të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009 (kontrata është
lidhur në tetor 2009) për të evidentuar se cfarë përpjekjesh janë bërë për ti vënë në
punë pajisjet e centralit të sterilizimit dhe cfarë pengesash kanë hasur.
– Seanca dëgjimi me profesorë apo ish profesorë (në pension) të QSUT.
Mentor Petrela
Etmond Celiku
Arben Beqiri
Nikollaq Kacani
Mustafa Xhani
Arvin Dibra
– Seanca dëgjimi me drejtues apo ish drejtues spitalesh (mjeke kirurge, obsteter
gjinekolog)
Arben Zeneli ish drejtues i Trauma
Bruna Mersini drejtore e SR Vlore
Senad Halluni drejtor i SR Shkoder
Alban Ylli (Check – up)
Artan Goda (Check – up)
Mihal Tase (Check – up)
Agron Ylli (Check – up)
Myftar Barbullushi (Check – up)
– Seanca dëgjimi me mjekë të parësorit, drejtues të QSHve Tirane dhe jashte Tirane
– Seanca dëgjimi me drejtues të shoqatës së mjekëve të familjes
– Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të ATRAKO për ndjekjen e koncesioneve
– Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të APP për kuadrin rregullator plotësues të
koncesioneve
– Seanca dëgjimi me MF për procesin e miratimit të studimit të fizibilitetit dhe
monitorimin e kontratave koncesionare.
o Irena Beqiri ish zvMinistre e Financave.
o Geraldina Prodani ish Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave
o Arjan Dyrmishi ish Drejtore e Politikave Fiskale.
o Gentian Opre Drejtor i Buxhetit.
– Seanca dëgjimi me MSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare
– Seanca dëgjimi me FSDKSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare.
o Albana Adhami ish Drejtore e FSDKSH
o Spartak Zekja Drejtor i FSDKSH
– Seanca dëgjimi me Audituesit e KLSH-së për procesin e auditimit të koncesioneve
objekt hetimi.
o Nerenxa Llapashtica audituese e KLSH
o Alketa Kalleshi audituese e KLSH
o Blerim Shkurti auditues i KLSH
o Erion Gjini auditues i KLSH
o Anxhela Nesturi audituese e KLSH
o Eduart Stefani auditues i KLSH
o Klarenc Xhaferraj auditues i KLSH
o Irma Idrizaj auditues i KLSH
o Fatmir Zilja auditues i KLSH
o Melina Kabo audituese e KLSH
o Semiram Jakupi auditues i KLSH
– Seanca dëgjimi me Administratorët e kompanive koncesionare.
o Admir Dacin administrator i Sani Servis
o Altin Fani administrator i PPP Life Logistic
o Artan Kalleshi drejtor teknik në Sani Servis
– Seancë dëgjimi me z. Gjergj Koja pergjegjes i sektorit te Infeksioneve Spitalore ne
ISHP ne vitet 2012 – 2013
– Seancë dëgjimi me z. Gazmend Bejtja dhe z. Erol Çomo mjeke anetare te grupit te
punes qe ka hartuar Check Up.
Analiza e të dhënave të mbledhura:
Përpunimi i të dhënave të mbledhura për të identifikuar tendencat, problemet dhe shkeljet e
mundshme.
Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet
Draftimi dhe Publikimi:
Struktura e Raportit:
Një përmbledhje ekzekutive, analizë të thelluar për çdo objektiv, gjetjet kryesore, dhe
rekomandimet për përmirësime dhe ndërhyrje të mundshme.
Diskutimi në Parlament:
Prezantimi i raportit për diskutim dhe ndjekje të mëtejshme.
Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme
Zbatimi dhe Monitorimi:
Plani i Veprimit:
Hartimi i një plani veprimi për zbatimin e rekomandimeve, duke përfshirë afatet dhe
përgjegjësit.
Monitorimi:
Caktimi i një mekanizmi për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve dhe vlerësimin e
ndikimit të tyre në sistemin shëndetësor.
II. Kalendarizimi i planit hetimor, duke respektuar afatin 4 mujor të hetimit.
Bashkëlidhur tabela e kalendarizuar e planit hetimor.
III. Planifikimi i buxhetit financiar për gjithë shpenzimet e planit të hetimit.
Shpenzimet dhe trajtimi financiar i anëtarëve të Komisionit Hetimor, apo shpenzimet për
thirrjen e ekspertëve apo konsulenca të tjera të nevojshmë mbulohen nga Kuvendi sipas
vendimeve të brëndshme të tij.
Një specialist finance i administratës së kuvendit ndjek nga afër punën e komisionit dhe përgatit
aktet për mbulimin e shpenzimeve dhe trajtimit financiar të anëtarëve të komisionit dhe
ekspertëve të caktuar nga komisioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA