Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori i IMT në Elbasan dhe vartësi i tij

23/04/2024 20:22
Foto ilustruese

Kryeinspektori dhe inspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për të mos kryer detyrën që ua ngarkon ligji ndaj një rasti të ndërtimit pa leje.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se kryeinspektori A.M, 38 vjeç dhe inspektori B.Q 50 vjeç, në muajin prill të këtij viti, kanë marrë ryshfet për të mos kryer detyrën e tyre për të marrë masat ndaj një objekti të ndërtuar pa leje në lagjen “28 nëntori”.

Për të dy, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest e burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA