Harta e re Territoriale, Këshilli Bashkiak i Cërrikut abstenon me shumicë votash për bashkimin me Elbasanin
30/09/2026 14:26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka abstenuar me shumicë votash ndaj propozimit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë Cërrik me Bashkinë Elbasan.
Në votim, 11 këshilltarë të majtë abstenuan, duke shprehur paqartësi lidhur me propozimin për ndryshimin territorial.
Ndërkohë, 7 këshilltarë të djathtë votuan kundër bashkimit me Elbasanin, ndërsa vetëm 2 këshilltarë të Partisë Socialiste votuan pro propozimit.
Në këtë mënyrë, propozimi për bashkimin e Cërrikut me Elbasanin nuk mori mbështetjen e shumicës së Këshillit Bashkiak.
Top Channel