Arkiva e albanologut francez Pierre Cabanes, dhuratë Bibliotekës Kombëtare

23/04/2024 21:21

Albanologut emërmadh francez Pierre Cabanes, themeluesi i misionit arkeologjik dhe epigrafik francez në Shqipëri, i është përmbushur amaneti i dhurimit të bibliotekës vetjake, Bibliotekës tonë komëbtare.

Një pjesë e librave të tij janë shfaqur në një ekspozitë për publikun. Kjo ngjarje përkon me ditën botërore të librit.

I interesuar posaçerisht per Shqipërine që nga viti 1971, Pierre Cabanes u be nismëtar i ripërteritjes se marredhenieve midis studiuesve shqiptare dhe franceze ne fushen e arkeologjise dhe te historise se lashte te Shaipërise, faza e pare e të cilave lidhet me emrin e bashkatdhetarit te tij, Leon Rey; themeloi misionin e ri arkeologjik dhe epigrafik francez ne Shqipëri.

Si studies i antikitetit, ai është i njohur veçanërisht për studimet e tij themelore per Epirin Antik he Ilirine e Jugut. Personaliteti i tij shkencor dhe human ka zënë vend denjësisht krahas themeluesve te arkeologjise shqiptare të shëkullit XX.

Ai është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të Parë dhe është nderuar me Urdhrin më të lartë shtetëror “Giergj Kastriot Skënderbeu”.

Top Channel