Maratona e Vlorës, 1200 pjesëmarrës vrapojnë mes reshjeve të shiut! Atletët nga Kenia marrin vendet e para

21/04/2024 15:29

Me pjesëmarrje të rreth 1200 personave është zhvilluar në Vlorë “Half maratona Vlorë 2024”.

Ky aktivitet vjen edhe në kuader të titullit” Vlora, qyteti europian i sportit për vitin 2024”. Maratona e ndare ne tre gara, 5 km, 10 km dhe 21 km por edhe “fun run” me pjesëmarrjen e nxenesve te shkollave të qytetit.

Ne garë pati pjesëmarrës edhe nga vende të ndryshme si Kenia, Hungaria apo edhe vende të ndryshme të Europës dhe maratona e zhvilluar në kushte të vështira atmosferike me reshje të rënduara të shiut.

“Vërtet koha nuk e favorizoi por ishte një nga eventet më të bukura në qytetin e Vlorës. Kishte pjesëmarrje edhe të të huajve. Kjo i jep Vlorës një përmasë tjetër”– u shpreh Vilma Bello zv.ministre e Turizmit.

Fituesit do të vlerësohen edhe financiarisht me vlera në 2000, 1000 dhe 500 euro. Gara e 21 km dhe me e rëndesishne në dy vendet e para është fituar nga sportistët nga Kenia, të cilët kanë treguar edhe impresionet e tyre për këtë garë.

Maratona e Vlorës do të jetë tashmë një traditë e përvitshme për qytetin bregdetar.

Top Channel