Sulmet e Izraelit, ministri i Jashtëm Iranian: Një dështim i plotë, nuk shkaktuan asnjë dëm për ne

19/04/2024 22:55
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian, ka komentuar sulmin e fundit nga Izraeli duke e cilësuar si “dështim” pasi nuk solli asnjë dëm apo viktimë.

“Mikro-ajrorët u rrëzuan pa shkaktuar viktima apo dëme Mediat pro-izraelite u përpoqën të bënin një fitore nga dështimi i tyre dhe ta ekzagjeronin çështjen,” u tha Amirabdollahian të dërguarve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në OKB në Nju Jork.

Kreu i diplomacisë iraniane, përsëriti se Teherani është gati të godasë me vendosmëri Izraelin nëse ai merr mesa kundër Republikës Islamike.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, më herët bëri thrirrje për tërheqje të palëve në mënyrë që të mos ketë një përshkallëzim të konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Top Channel