FOTO/ Miseri i vdekjes së 2-vjeçarit në Francë/ Pas gjetjes së kafkës dhe kockave dyshohet është ngrënë nga një ujk

19/04/2024 08:54

Një teori e re mbi vdekjen misterieoze të Emilit të vogël 2 vjeç në Francë është se mund të jetë ngrënë nga një ujk.

Nga hetimet e mëparshme ka pasur raportime se fëmija kishte shenja kafshimi, por nuk u konstatua se për cilën kafshë bëhet fjalë. Tani, siç raporton Daily Mail, Emili i vogël thuhet se e ka kafshuar një ujk.

Teoria rrëqethëse vjen pasi kockat e trupit të tij u zbulua në fillim të këtij muaji pranë vendit ku u gjet kafka e Emilit të vogël, e cila kishte fraktura dhe një shenjë kafshimi. Nga ana e tij, prokurori i çështjes, Jean-Luc Blanchon, ka thënë se kafshët e egra mund të kenë thyer kockat e Emile dhe gjithashtu mund të jenë përgjegjës për ato “thyerje të vogla” dhe “shenja të kafshimit” në kafkën e tij.

“Kafka e tij tregon shenja kafshimi, ndoshta nga një kafshë. Vetëm kockat nuk na lejojnë të përcaktojmë shkakun e vdekjes së djalit të vogël”, tha ai.

“Hetimet do të zgjasin aq sa është e nevojshme,” tha koloneli Pierre-Yves Bardi, komandant i xhandarmërisë në Alpes de Haute-Provence, gjatë një konference për shtyp.

“Kjo është një punë shumë delikate, e detajuar, pikërisht për këtë kemi sjellë më të mirët, ata që kanë më shumë përvojë në nivel ndërkombëtar”.

Fjalët e para të nënës së Emilit

Ndërkohë, nëna e Emilit, Marie, ka folur për herë të parë që pas njoftimit të vdekjes së djalit të saj. Duke postuar në grupin “Pray for Emile” në Facebook, Marie shkroi: Ne përpiqemi të lexojmë të gjitha mesazhet tuaja, qofshin komente, mesazhe private apo letra… Dhe ne jemi gjithmonë shumë të prekur nga qëndrimi juaj.

Kur u zhduk më 8 korrik, Emili sapo kishte shkuar për verë në vilën e gjyshërve të tij. Dy fqinjë konfirmojnë se e kanë parë në rrugën kryesore të fshatit, por dëshmitë e tyre janë kontradiktore. Djali u pa rreth orës 17:15 me orën lokale. Prindërit e tij nuk ishin të pranishëm atë ditë. Hetimi pritet të jetë i gjatë përderisa është “i ndërlikuar”, siç i tha AFP prokurori Jean-Luc Blanchon.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA