E rëndë në Suedi, 30 vjeçari plagos me thikë tre gra të moshuara

19/04/2024 19:00
Vasteras, Suedi

Një sulm me thikë ndaj disa grave ka ndodhur ditën e sotme në Vasteras të Suedisë.

Mediat e huaja shkruajnë se një 30 vjeçar është arrestuar për ngjarjen e rëndë. I riu është qëlluar fillimisht nga efektivët të cilët më pas e kanë arrestuar.

Gratë mes moshave 65 dhe 80 vjeç, janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa i arrestuari rezulton të ketë qenë i dënuar më parë në Suedi për lëndë narkotike. Ende nuk dihet motivi i sulmit të rëndë.

Top Channel