Nuk ka qetësi mes Izraelit dhe Hezbollahut, vijojnë sulmet! Plagosen ushtarët

17/04/2024 22:41

Grupi Hezbollah i Libanit njoftoi se ka sulmuar një bazë të ushtrisë izraelite pranë kufirit, duke plagosur 14 ushtarë, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.

Izraeli dhe Hezbollahu, një aleat i Hamasit i mbështetur nga Irani, kanë shkëmbyer zjarre thuajse të përditshme ndërkufitare që kur grupi militant palestinez sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor, duke shkaktuar luftë e vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Por sulmet e Hezbollahut në ditët e fundit kanë përfshirë një përdorim në rritje të dronëve shpërthyes dhe njerëz të plagosur në Izrael, i cili ka goditur gjithnjë e më thellë në Liban javët e fundit.

Ushtria izraelite njoftoi se “avionët e saj luftarakë goditën infrastrukturën e rëndësishme terroriste të Hezbollahut” të përdorur nga mbrojtja ajrore.

Top Channel