Vazhdojnë punimet nëpër shkolla të ndryshme në Shqipëri, ku brenda vitit qeveria ka premtuar 100 shkolla të reja.

Së fundmi kryeministri Rama ka ndarë pamje nga shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru, ku shprehet se punimet janë drejt fundit dhe se do i shërbejë plot 1500 nxënësve.

“Mirëmëngjesi dhe nga Babrru Qendër ku është drejt përfundimit shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari”, një tjetër shëmbëlltyrë e gjerdanit të Rilindjes Europiane të Arsimit, e cila do t’u shërbejë plot 1500 nxënësve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel