FOTO/ Vrau gruan me armë në Pejë, bashkëshorti pranon krimin në polici! Edmon Lajçi është dënuar më parë për dhunë në familje

16/04/2024 11:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku mbeti e vdekur një grua, pasi u vra nga bashkëshorti i saj, dy personat në foto.

Ngjarja ndodhur sot rreth orës 08:00, ku Gjyljeta Ukella u vra me armë zjarri nga Edmond Lajçi, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar krimin, ndërsa ende nuk dihet motivi i ngjarjes dhe nëse ishin të pranishëm fëmijët.

Sipas të dhënave, ai ka pasur të kaluar kriminale. Prokuroria e Pejës i ka ngritur aktakuzë për dhunë në familje, gjatë vitit 2021.

Gjyljeta Ukella punonte prej dy vitesh si asistente në stomatologji. Sipas kolegëve, ajo ishte një grua shumë punëtore dhe e urtë.

Top Channel