VIDEO/ Meghan Markle “nuk duron dot” fansen e Harryt, nga xhelozia nuk e lejon të bëjë foto me Princin

15/04/2024 17:32

Një video po bën xhiron e rrjeti, ku Meghan Markle nuk ka lejuar një fanse që të bëjë foto pranë bashkëshortit të saj, Princi Harry.

Çifti morën pjesë në shfaqjen e një ndeshjeje bamirësie polo me kuaj, teksa Princ Harry ka arritur të fitojë farë, duke rrëmbyer kështu kupën.

Në momentin që Meghan i ka dhënë kupën edhe e ka puthur në buzë, ndërsa shikuesit vunë re se në zonë kishte edhe kamera Netflix, pasi Duka dhe Dukesha e Sussex po përgatisin një projekt të ri për platformën, me temën e këtij sporti të veçantë.

Në Instagram një faqe ka treguar momentin kur një vajzë afrohet për të bërë foto me princ Harryn, ndërsa partnerja e tij ka insistuar që të kalojë në anën tjetër.

“A dëshiron të vish këtu”, i ka thënë 42-vjeçarja ndjekëses, shkruan Page Six, teksa shton se ia ka përsëritur këtë frazë tre herë.

Ky veprim ka shkaktuar reagim të gjerë, për xhelozinë e Meghan Markle.

Top Channel