Grupi i Dialogut miraton planin e punës për Reformën Zgjedhore, zbulohet afati i dorëzimit të projektligjit në Kuvend

15/04/2024 14:53

Grupi i Dialogut në Komisionin e Ligjeve ka miratuar këtë të hënë planin e punës për Reformën Zgjedhore.

Në dokument përcaktohet se projektligji duhet të depozitohet në Kuvend jo më vonë se data 1 korrik 2024.

Në datën 18 prill parashikohet të diskutohet përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve dhe procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve.

24 prill pritet të diskutohet regjistrimi i subjekteve zgjedhore, regjistrimi i kandidatëve, zona zgjedhore dhe numri i mandateve për çdo zonë.  Gjithashtu dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 31, datë 04.10.2021 dhe nr. 28, datë 30.06.2021.

Vota e emigrantëve shtetasve, administrimi dhe mënyra e votimit dhe numërimit për qytetarët që jetojnë jashtë territorit të vendit parashikohet të diskutohet më 30 prill.

6 maj pritet të diskutohet: Kufizimet dhe/ose ndalimet e parashikuara për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje.

15 maj parashikohet diskutimi i përgatitjes së institucioneve për zgjedhje,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;  Komisionet e nivelit të parë të Administrimit të Zgjedhjeve;  Komisionet e nivelit të dytë të Administrimit të Votimit.

Gjithashtu atë ditë pritet të diskutohet organizimi i infrastrukturës së zgjedhjeve; përgatitja e dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimi i materialeve zgjedhore; Kushtet për administrimin e votimit dhe rezultati zgjedhor; Teknologjia në zgjedhje, pilotimi, garancite e votimit dhe te procesit të numërimit;  Transparenca e veprimtarisë së KQZ-së dhe organeve te tjera.

22 maj: Fushata zgjedhore, monitorimi i fushatës zgjedhore dhe fushata zgjedhore në media audiovizive dhe në mediat sociale, si dhe ndalimet përkatëse.

Financimi i zgjedhjeve dhe i fushatës zgjedhore:

– financimi i zgjedhjeve;

– financimi i subjekteve zgjedhore;

– financimi i kundërligjshëm i zgjedhjeve dhe financimi i fushatave zgjedhore nga burime te huaja. (22 maj 2024)

27 maj:  Ankimi administrativ, hetimi administrativ, sanksionet dhe ankimi gjyqësor.

Çështje të tjera për zgjedhjet perfshire sistemin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore, përkthimi i drejtë i votës në mandate përfaqësimi, përfshirja apo jo e referendumeve si pjesë e Kodit Zgjedhor, si dhe forcimi dhe garantimi i lirise se votimit dhe ruajtjes së parimit të votës së fshehtë. (11 prill-30 qershor)

Grupi i Dialogut mund te vendosë me konsenus për diskutim edhe çështje të tjera që lidhen me zgjedhjet. (11 prill-30 qershor)

Hartimi i dispozitave sipas këtij Kalendari mund të kërkojë ndërhyrje legjislative në ligje të tjera si Kodi Penal, ligje te tjera, etj. (15 qershor- 01 korrik)

“Projektligji duhet të depozitohet në Kuvend jo më vonë se data 1 korrik 2024.
Grupi i Ekspertëve Teknikë harton tekstin e dispozitave të reja të projektligjit sipas Kalendarit dhe ia paraqet ato për diskutim dhe miratim Grupit të Dialogut. Në përfundim të mbledhjes së Grupit reflektohen në tekstin e dispozitave përkatëse amendamentet e dakortësuara.
Në vijim teksti i dispozitave të miratuara publikohet në faqen e internetit të Kuvendit dhe njëkohësisht ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin mendimet dhe sugjerimet e tyre ne emailin e Sekretarisë së Grupit. Një kopje elektronike i dërgohet elektronikisht edhe OJF-ve vendase për të paraqitur komentet dhe vërejtjet e tyre ne lidhje me to.
Teksti i dispozitave të miratuara i dërgohet për mendim edhe ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtarë për ekspertizë. Në mënyrë të veçantë në rast se në Grupin e Dialogut nuk ka dakortësi politike për një çështje apo dispozita të caktuara, Grupi në mënyrë konsensuale dhe kur e konsideron të arsyeshme, i drejtohet për mendim këshillimor ODIHR-it duke i paraqitur çështjen për të cilën nuk ka dakortësi politike dhe eventualisht çdo material apo koment të anëtarëve në lidhje me të.
Shkresat drejtuar ish-Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, projektligjet e administruara për shqyrtim në lidhje me Kodin Zgjedhor, procesverbalet e seancave dëgjimore dhe çdo material tjetër drejtuar ish-Komisionit të Posaçëm administrohen nga Grupi i Dialogut dhe do të shërbejnë për hartimin e dispozitave konkrete të ligjit të ri zgjedhor”, theksohet në dokument.

Kalendari i Punes te GRUPIT TE DIALOGUT FINAL date 15.04.2024

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA